By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
My BlogMy Blog
Notification Show More
Latest News
Policia konfiskon çaj për dobësim në vlerë mbi 44000 euro
June 2, 2023
Osmani takoi kryeministrin britanik, Rishi Sunak
June 2, 2023
Kimbërli Uest përzgjidhet si Prokurore e Specializuar
June 2, 2023
SHBA revokon vizat për inspektorët bërthamorë të Rusisë
June 2, 2023
Arrestohen tre persona të kërkuar me urdhëresa të Gjykatave
June 2, 2023
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Irani synon të anëtarësohet në bllokun e udhëhequr nga Rusia dhe Kina
Share
Aa
My BlogMy Blog
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
My Blog > Blog > Rajon / Botë > Irani synon të anëtarësohet në bllokun e udhëhequr nga Rusia dhe Kina
Rajon / Botë

Irani synon të anëtarësohet në bllokun e udhëhequr nga Rusia dhe Kina

Kosova Times
Last updated: 2022/09/14 at 5:15 PM
Kosova Times Published September 14, 2022
Share
SHARE

Irani synon të anëtarësohet në bllokun e udhëhequr nga Rusia dhe Kina, ka thënë presidenti iranian, Ebrahim Raisi.

Udhëheqës të këtij blloku po zhvillojnë takime në Uzbekistan këto ditë.

Organizata e Shangait për Bashkëpunim (SCO) – e përbërë nga Kina Rusia, India, Pakistani dhe katër shtete aziatike të ish-Bashkimit Sovjetik – është krijuar më 2001 si organizatë politike dhe ekonomike, që rivalizon institucionet perëndimore.

Samiti i SCO-së, që mbahet këtë javë, është i pari që zhvillohet tërësisht me prani fizike, prej shpërthimit të pandemisë së koronavirusit.

“Një prej akteve më të rëndësishme të këtij samiti do të jetë finalizimi i dokumenteve të anëtarësimit në SCO, ashtu që ato të nënshkruhen nga ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare”, ka thënë Raisi.

Irani, një prej katër shteteve vëzhguese në këtë organizatë, ka aplikuar për anëtarësim të plotë më 2008, mirëpo diçka e tillë i është vështirësuar pas përballjes me sanksione të Shteteve të Bashkuara dhe Kombeve te Bashkuara, për shkak të programit bërthamor.

Shumë vende anëtare të Organizatës së Shangait për Bashkëpunim, nuk kanë dashur në mesin e tyre një shtet të sanksionuar.

Mirëpo në një konferencë të mbajtur një vit më parë në Dushanbe, anëtarët e bllokut kanë përkrahur anëtarësimin e Iranit në të ardhmen.

Teherani dëshiron “të përfitojë në aspektin ekonomik dhe të rrisë kapacitetet në rajon, dhe që shtetet aziatike të përfitojnë nga shteti iranian”, ka thënë Raisi.

Kremlini ka thënë të martën se samiti i kësaj jave në Uzbekistan do të jetë “alternativë” ndaj Perëndimit.

Irani merr këtë hap, teksa ai, bashkë me fuqitë perëndimore, përpiqen të ringjallin marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

Sipas marrëveshjes, Teherani është pajtuar për të kufizuar aktivitetin bërthamor, në këmbim të heqjes së sanksioneve.

Më 2018, ish-presidenti amerikan, Donald Trump, i ka larguar Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja dhe ka rikthyer sanksionet ndaj Iranit.

Me ardhjen e Joe Bidenit në krye të ShBA-së janë rritur shpresat për ringjallje të marrëveshjes.

Megjithatë Perëndimi ka thënë javën e kaluar se dyshon në përkushtimin e Iranit për diçka të tillë.

You Might Also Like

SHBA revokon vizat për inspektorët bërthamorë të Rusisë

Rusia me ndryshime strukturore ushtarake si përgjigje e zgjerimit të NATO-s

Senati amerikan miraton projektligjin për tavanin e borxhit

Rusia thotë se dy fshatra të saj janë granatuar nga Ukraina

“Qershori i përgjakshëm” fillon në Ukrainë: Putini është i tërbuar si kurrë më parë dhe objektivi kryesor është Kievi

Kosova Times September 14, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

ShBA: Rusia po shkel traktatin për armët bërthamore

Kosova Times Kosova Times January 31, 2023
Ukraina i kërkon SHBA-së bomba thërrmuese për të luftuar trupat ruse
Masa ndaj dy personave në Qeverinë serbe për shkak të cilësimit të Kosovës si Republikë
Ministri Murati sot në interpelancë
500,000 njerëz në Izrael u mblodhën kundër reformës në drejtësi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?