By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
My BlogMy Blog
Notification Show More
Latest News
Shefi i NATO-s: Rusia s’mund ta bllokojë anëtarësimin e Ukrainës
June 6, 2023
Dhjetëra të vdekur nga përmbytjet në Haiti
June 6, 2023
Opozita pas takimit me emisaret: Kosova po futet në një situatë shqetësuese
June 6, 2023
Arrestohen katër të dyshuar dhe konfiskohet një sasi substance narkotike
June 6, 2023
Organizohet turneu ‘Dita e Çlirimit të Kosovës’ për U9, U13 dhe U17
June 6, 2023
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: OEAK thërret për dialog të sinqertë dhe kompromis me qëllim të përfundimit të grevës
Share
Aa
My BlogMy Blog
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
My Blog > Blog > Ekonomi > Lajme > OEAK thërret për dialog të sinqertë dhe kompromis me qëllim të përfundimit të grevës
Ballina 1Lajme

OEAK thërret për dialog të sinqertë dhe kompromis me qëllim të përfundimit të grevës

Kosova Times
Last updated: 2022/09/23 at 1:35 PM
Kosova Times Published September 23, 2022
Share
SHARE

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me vazhdimin e grevës së mësimdhënësve të sektorit publik në javën e katërt të fillimit të vitit shkollor, si dhe mungesën e vullnetit për gjetje të kompromisit që do t’i jepte fund grevës.

Mosmbajtja e mësimit në sektorin publik çon në pasoja shumëdimensionale në shoqërinë kosovare, përfshirë edhe performancën akademike të nxënësve.

Migrimi i madh i popullsisë përgjatë viteve të fundit – konfirmuar edhe nga institucionet vendore por edhe ato ndërkombëtare- si reflektim i zhgënjimit social dhe të kërkuarit të prespektivës për jetë më të mirë jashtë vendit,  përkeqësohet më tej në situatën aktuale ekonomiko-sociale nëpër të cilën po kalon vendi.

Oda Ekonomike Amerikane rikujton institucionet përgjegjëse se gjendja aktuale që lidhet me eskalimin e shpejtë dhe të vazhdueshëm të kostos së jetesës, kërkon masa adekuate konvecionale dhe jo vendime improvizuese, me efekte afatshkurtra apo kundërefekte.

Në anën tjetër, duke shprehur konsideratë për kërkesat e përfaqësuesve të mësimdhënësve e të cilat lidhen me vështirësitë e përballimit të kostove të ngritura të jetesës, Oda Ekonomike Amerikane thërret për demonstrim të gatishmërisë për arritje të kompromisit, me qëllim të rinisjes së procesit mësimor dhe lejimit të së drejtës për edukim për fëmijët kosovarë.

Diskursi publik duhet të jetë nxitës i arritjes së kompromisit dhe jo i përkeqësimit të raporteve ndërmjet partnerëve socialë. Në këtë aspekt, Oda Ekonomike Amerikane kërkon nga institucionet e vendit që të promovojnë dialogun e sinqertë me të gjithë hisedarët në vend. Qeverisja është përgjegjësi e institucioneve shtetërore, por në demokracitë e zhvilluara ajo kapërcen shtetin duke përfshirë edhe organizatat sociale, sektorin privat, dhe organizatat e shoqërisë civile në përgjithësi. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Osmani pas takimit me emisarët: Ndëshkimi i grupeve kriminale është rruga e vetme për stabilitet

Escobari dhe Lajçaku me tri kërkesa për Kurtin

Trupa shtesë të NATO-s mbërrijnë në Kosovë

Edhe Qeveria, edhe serbët me kushte për zgjedhjet

BE e gatshme të organizojë takimin Kurti -Vuçiq, kur të ketë kushte

Kosova Times September 23, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

IPK në bashkëpunim me ICITAP-in organizoi konferencën rajonale “Parandalimi dhe luftimi i korrupsionit në policinë kufitare”

Kosova Times Kosova Times May 4, 2023
Mbrojtësi i viktimave: Për viktimat, nisja e gjykimit ishte e paimagjinueshme
Një shpërthim është dëgjuar në Kolomna
Zjarri kaplon depon e Elkosit ne Pejë
Rukiqi: Të pasakta dhe tendencioze të dhënat e Kurtit për progresin ekonomik
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?