By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
My BlogMy Blog
Notification Show More
Latest News
Shorti i “Euro 2024”: Shqipëria në “grupin e vdekjes”
December 2, 2023
Peach vizitoi ushtarët britanikë në Bondsteel, i lëvdoi për kontributin në KFOR
December 2, 2023
Pas vrasjes së Liridona Ademajt, të martën protestë në Prishtinë
December 2, 2023
Ministrja bullgare nuk ka dashur të ulet në të njëjtën tryezë me Lavrov
December 2, 2023
Haradinaj kujton heronjtë Talla, Durmishi e Maliqi
December 2, 2023
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ukraina thotë se në Izjum janë zhvarrosur trupa “me shenja të torturës”
Share
Aa
My BlogMy Blog
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
My Blog > Blog > Ballina 2 > Ukraina thotë se në Izjum janë zhvarrosur trupa “me shenja të torturës”
Ballina 2Rajon / Botë

Ukraina thotë se në Izjum janë zhvarrosur trupa “me shenja të torturës”

Kosova Times
Last updated: 2022/09/23 at 9:06 PM
Kosova Times Published September 23, 2022
Share
SHARE

Shefi ushtarak i rajonit ukrainas të Harkivit, Oleh Synyehubov, tha se 436 trupa, përfshirë 30 me shenja të torturës, u zhvarrosën nga një varrezë masive pranë qytetit lindor të Izjumit.

Forcat ukrainase së fundi kanë rimarrë kontrollin e Izjumit.

Synyehubov tha më 23 shtator se shumica e trupave kishin shenja të vdekjes së dhunshme.

“Disa trupa kishin litar përreth qafës, duar të lidhura, gjymtyrë të thyera dhe kishin edhe shenja të djegies. Disa burrave u ishin prerë organet gjenitale. Të gjitha këto janë tregues të torturës që pushtuesi ka kryer ndaj banorëve të Izjumit. Shumica e trupave ishin të civilëve, 21 të personelit ushtarak”, shkroi Synyehubov në rrjetin social Telegram.

Ai po ashtu tha se të paktën tri varreza të tjera masive janë zbuluar në Izjum, dhe të tjera në rajonin e Hersonit, duke shtuar se operacionet për këtë çështje ende po vazhdojnë.

Zbulimi i varrezës masive dhe dëshmive të torturës në Izjum, disa ditë pasi kontrolli i këtij qyteti u mor nga forcat ruse pas ofensivës së suksesshme të Ukrainës, kanë tronditur ukrainasit dhe komunitetin ndërkombëtar.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se këto zbulime janë dëshmi e krimeve të luftës.

Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës në fund të shkurtit, Rusia ka mohuar se shënjestron civilët dhe pretendimet se forcat e saj po kryejnë krime lufte, i ka quajtur shpifje.

You Might Also Like

Shorti i “Euro 2024”: Shqipëria në “grupin e vdekjes”

Ministrja bullgare nuk ka dashur të ulet në të njëjtën tryezë me Lavrov

Harris skicon vizionin e ShBA-së për Gazën, pas konfliktit

Delhi është qyteti me ajrin më të ndotur në planet. Për shkak të kësaj, njerëzit në Indinë veriore ka të ngjarë të kenë më shumë gjasa të zhvillojnë diabet dhe astmë

UN Women dënon veprimet e Hamasit kundër grave izraelit

Kosova Times September 23, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?