By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Zagreb
January 31, 2026
Peja mposht bindshëm Rahovecin
January 31, 2026
LDK-ja del me deklaratë politike pas Kuvendit të sotëm
January 31, 2026
Qig kofte – një delikatesë turke rruge që po pushton botën
January 31, 2026
Cyrihu shpallet qyteti më i mirë për të jetuar në vitin 2026
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryeministri Kurti bashkëbisedoi me përfaqësuesit e komunitetit goran
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kryeministri Kurti bashkëbisedoi me përfaqësuesit e komunitetit goran
Lajme

Kryeministri Kurti bashkëbisedoi me përfaqësuesit e komunitetit goran

Kosova Times
Last updated: 2022/10/03 at 10:09 PM
Kosova Times Published October 3, 2022
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bashkëbiseduar me përfaqësuesit e komunitetit goran në Kosovë, nga akademia, organizatat joqeveritare, mediat dhe institucionet e Kosovës. 

Duke shprehur mirënjohje për kontributin e komunitetit goran në Kosovë, Kryeministri Kurti theksoi angazhimin e Qeverisë për rritjen e mirëqenies së këtij komuniteti. Ai veçoi mbështetjen e dhënë përmes Zyrës për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit. Kjo ka përfshirë përfaqësimin e komunitetit në skemën e punës praktike në institucione gjatë gjashtë muajve të fundit, si dhe grantet që mbështesin OJQ-të në punën e tyre për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e komunitetit.

Duke vlerësuar Programin e Ballkanistikës në Universitetin e Prishtinës, të udhëhequr nga znj.Seniha Gjylderen Krasniqi nga komuniteti goran, u theksua ndarja e 5 bursave për studentët nga komunitetet joshumicë për t’u regjistruar në këtë program, që është e vetmja mundësi e tillë në rajon për studentët që të mësojnë gjuhët zyrtare të Kosovës, së bashku me studimin e linguistikës dhe veçorive gjuhësore dhe kulturore të Ballkanit.

Ndërsa duke biseduar lidhur me zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, Kryeministri Kurti theksoi mbështetjen e dhënë për Zyrën e Komisionerit të Gjuhëve në punën e tij të rëndësishme, si dhe punën e filluar për ngritjen e Njësisë së Përkthimit dhe Harmonizimit në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

U bisedua për forcimin e rolit të Zyrtarëve Komunalë për Komunitete dhe Kthim. Kryeministri Kurti veçoi takimin me zyrtarët dhe përgjigjen në kërkesat e artikuluara në atë takim për trajnime dhe rrjetëzim të mëtejshëm. U fol për konferencën e organizuar në qershor për të ndarë praktikat e mira dhe një tjetër konferencë që do të zhvillohet këtë javë.

Në takim u bisedua për mundësitë dhe hapat e ardhshëm për rritje të angazhimit të përbashkët drejt krijimit të vendeve të reja të punës, zhvillimit të turizmit dhe rritjes së mirëqenies së komunitetit goran në Kosovë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Zagreb

LDK-ja del me deklaratë politike pas Kuvendit të sotëm

“Dhuro gjak, shpëto jetë” – Aktivitet humanitar në Kullën e Zahir Pajazitit në Orllan

Abdixhiku: I gatshëm të flas me të gjithë spektrin politik për presidentin

Lumir Abdixhiku mbetet kryetar i LDK-së

Kosova Times October 3, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Gruaja nën presion të dhunës psiqike nga bshkeshorti në proces shkurorëzimi

Kosova Times Kosova Times October 29, 2024
Arrestohet një person, dyshohet për krime lufte
Sergei Sobyanin shkoi në luftë. Më saktësisht, sipas tij, tek “vija e mbrojtjes”
Koreja e Veriut: Raketa e re që e testuam ishte Hwasong-19
Distria Krasniqi stoliset me medaljen e argjendtë në Gjeorgji
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?