By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
My BlogMy Blog
Notification Show More
Latest News
Baronesha Heliq mbi ndikimin malinj rus: “Aleatët rusë në Bosnje dhe Hercegovinë kanë anuluar të gjithë përparimin”
October 2, 2023
Analiza e Popoviq: “Nacionalizmi serb sot është më i egër, më malinj dhe më retrograd se ai i viteve 90-ta…”
October 2, 2023
Rashiq: “Më vjen turp që Vuçiq është president i Serbisë”
October 2, 2023
Britania e Madhe po dërgon 200 ushtarë për t’iu bashkuar KFOR-it
October 1, 2023
“Video të reja nga Kosova tronditën Serbinë”: Si shkruajnë mediat rajonale për videot e publikuara nga policia e Kosovës
October 1, 2023
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kina ndërton simbol të ri në Ballkan
Share
Aa
My BlogMy Blog
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
My Blog > Blog > Ballina 2 > Kina ndërton simbol të ri në Ballkan
Ballina 2Rajon / Botë

Kina ndërton simbol të ri në Ballkan

Kosova Times
Last updated: 2022/10/08 at 6:13 PM
Kosova Times Published October 8, 2022
Share
SHARE

NATO, për më shumë se një muaj në vitin 1999, ka zhvilluar një fushatë ajrore mbi qiejt e Jugosllavisë, në përpjekje për të ndalur dhunën e forcave serbe mbi shqiptarët e Kosovës.

Më 7 maj të atij viti, bombardimet janë përshkallëzuar, duke shkaktuar një varg ngjarjesh që vazhdojnë ta lidhin Pekinin dhe Beogradin, edhe 20 vjet pas.

Pesë bomba të NATO-s nga avionët amerikanë kanë goditur atë ditë Ambasadën e Kinës në Beograd, duke i vënë flakën ndërtesës.

Zyrtarë dhe politikanë kinezë, të afërt me presidentin e atëhershëm jugosllav, Sllobodan Millosheviq, i kanë dënuar veprimet e NATO-s, ndërsa jashtë Ambasadës së SHBA-së në Pekin kanë shpërthyer protesta, që janë shndërruar edhe në dhunë.

Së paku 20 njerëz janë plagosur dhe tre janë vrarë në bombardime, përfshirë dy gazetarë kinezë, të cilët kanë humbur jetën nga një bombë që ka rënë në dhomat e fjetjes në ambasadë.

Disa persona duke shtyrë karroca përpara mbetjeve të Ambasadës kineze gjatë prishjes së saj në Beograd më 2010.
Disa persona duke shtyrë karroca përpara mbetjeve të Ambasadës kineze gjatë prishjes së saj në Beograd më 2010.

Gati një çerek shekulli më vonë, vendi i ish-ambasadës së bombarduar është duke u shndërruar në qendër kulturore kineze, që do të jetë një nga më të mëdhatë në të gjithë Evropën.

Aty do të ketë klasa, ekspozita, hapësira për zyra për kompanitë kineze dhe serbe, si dhe akomodim për diplomatë dhe delegacione të tjera vizituese.

Pasi të hapet, qendra do të shërbejë jo vetëm si një simbol i fuqishëm i pranisë në rritje të Kinës në Ballkan, por edhe i tragjedisë dhe poshtërimit që Pekini dhe Beogradi thonë se kanë vuajtur nga Perëndimi.

“Kjo është arsyeja përse ky vend ka një simbolikë të tillë. Nuk është vetëm një vizion i së ardhmes për marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kinës. Ka të bëjë, gjithashtu, me vajtimin e së kaluarës së bashku”, thotë për Radion Evropa e Lirë Stefan Vlladisavlev, ekspert për rolin e Pekinit në Ballkan dhe drejtor i programit në Fondacionin BFPE, me seli në Beograd.

Lidhjet ndërmjet Kinës dhe Serbisë datojnë nga epoka jugosllave, por ato janë thelluar nën udhëheqjen e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili është zgjedhur për herë të parë në këtë detyrë në vitin 2017.

Miliarda dollarë investime kineze kanë vërshuar Serbinë viteve të fundit, duke financuar miniera, fabrika, rrugë, ura dhe objekte të reja.

Qeveria e Serbisë, në anën tjetër, ka blerë dronë dhe sisteme mbrojtëse raketore nga Kina, si dhe mijëra sisteme të mbikëqyrjes Huawei, që kanë aftësi ta njohin fytyrën.

Universitetet serbe, po ashtu, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me universitetet homologe të Kinës. Në Serbi ndodhen edhe dy institute Confucius, që financohen nga Fondacioni Kinez Ndërkombëtar i Arsimit.

Qeveria serbe ka arritur së voni marrëveshje edhe për fluturime direkte me Kinën.
“Ne duhet ta shohim atë jo vetëm si qendër për praninë e Kinës në Serbi, por edhe si qendër me potencial për të përhapur ndikimin e kompanive dhe të kulturës kineze në të gjithë Ballkanin”, thotë Vlladisavlev.

Lidhjet që i bashkojnë

Ka pasur spekulime se sulmet në Ambasadën kineze në Beograd kanë qenë të qëllimshme, por zyrtarë të NATO-s dhe të SHBA-së e kanë mohuar fuqishëm një gjë të tillë. Po ashtu, nuk ka dalë asnjë provë që e dëshmon të kundërtën.

Kina ka marrë 28 milionë dollarë kompensim nga Uashingtoni, por shumë në Kinë dhe Serbi vazhdojnë t’i konsiderojnë sulmet si të qëllimshme.

Qendra kulturore kineze gjendet në një lokacion të riemërtuar si Sheshi i Miqësisë Serbi-Kinë. Aty gjendet edhe një statujë e filozofit kinez, Confucious, dhe një pllakë për të vrarët nga bombardimet e NATO-s.

Një statujë e Konfucit në Qendrën Kulturore Kineze në Beograd.
Një statujë e Konfucit në Qendrën Kulturore Kineze në Beograd.

Zyrtarët serbë dhe kinezë vazhdojnë të mbajnë ceremoni përkujtimore më 7 maj dhe vendi i sulmeve është bërë ndalesë e rregullt për vizitorët kinezë, përfshirë udhëheqësin e Kinës, Xi Jinping, i cili ka qëndruar për vizitë shtetërore në Beograd, më 2016.

Ngjarjet e vitit 1999 janë bërë trampolinë edhe për lidhjet e Pekinit me Serbinë.
Kina ka mbështetur Beogradin në mënyrë retorike dhe në Kombet e Bashkuara gjatë luftës në Kosovë, duke i kundërshtuar sulmet ajrore të NATO-s – edhe para bombardimit të ambasadës. Pekini, gjithashtu, nuk e ka njohur Kosovën, e cila ka shpallur pavarësinë në vitin 2008.

Udhëheqësi kinez, Xi Jinping (nga lart majtas) duke bërë homazhe për të vrarët në shpërthimin në ambasadë, gjatë një vizite shtetërore në Beograd, më 2016.
Udhëheqësi kinez, Xi Jinping (nga lart majtas) duke bërë homazhe për të vrarët në shpërthimin në ambasadë, gjatë një vizite shtetërore në Beograd, më 2016.

Lidhjet midis dy vendeve janë thelluar me Iniciativën e Pekinit “Brezi dhe Rruga” (BRI), e cila fokusohet në investim dhe ndërtim.

Ndërtimi i urës Pupin përtej Lumit Danub në Beograd është financuar kryesisht me një kredi prej 217 milionë dollarësh nga Banka e Eksport-Importit të Kinës.

Ura është bërë një monument emblematik i Kinës në Serbi dhe është hapur zyrtarisht gjatë një vizite të kryeministri kinez, Li Keqiang, në vitin 2014.

Shumë banorë të Beogradit i referohen asaj si “ura kineze”, edhe pse është emërtuar sipas Mihajllo Pupinit – një fizikan serb që ka jetuar dhe vepruar në Shtetet e Bashkuara.

Korrupsioni dhe skandalet mjedisore kanë ndjekur shumë projekte të Kinës në mbarë botën dhe kanë dëmtuar imazhin e saj, por në Serbi, sondazhet tregojnë se ky vend është kryesisht i dashur.

Nga një sondazh i realizuar në muajin gusht, Instituti për Çështje Evropiane me qendër në Beograd ka gjetur se 79.4 për qind e të anketuarve e shohin pozitivisht Kinën.

“Duke pritur Xinë”

Edhe pse nuk është hapur ende zyrtarisht, qendra kulturore kineze në Beograd duket se është vënë në veprim.

Ndërtesa administrohet nga Ambasada kineze, e cila nuk i është përgjigjur kërkesës së Radios Evropa e Lirë për koment në lidhje me datën e hapjes dhe funksionimin e saj.

Sheshi rreth qendrës ka disa restorante dhe kafene, si dhe një hotel me motive kineze.
Fillimisht, ka qenë e paraparë që qendra të hapej në vitin 2019, për të përkuar me 20-vjetorin e bombardimit të ambasadës, por është shtyrë, për shkak të disa vonesave në ndërtim dhe pandemisë COVID-19.

Më 3 mars, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka marrë pjesë në një ceremoni të prerjes së shiritit për Dhomën e Kompanive Kineze, e cila gjendet brenda qendrës. Por, data e hapjes zyrtare nuk është bërë publike ende.

Një foto e një billbordi, e bërë në prill të vitit 2020 në Beograd e përshkruan liderin kinez Xi Jinping me fjalët, "Faleminderit, vëlla Xi".
Një foto e një billbordi, e bërë në prill të vitit 2020 në Beograd e përshkruan liderin kinez Xi Jinping me fjalët, “Faleminderit, vëlla Xi”.

Analistët vendas kanë spekuluar se autoritetet kineze dhe serbe janë duke pritur presidentin e Kinës, Xi Jinping, për një vizitë tjetër shtetërore në Beograd, për të hapur zyrtarisht qendrën.

Në vitin 2019, Vuçiq ka thënë se po bëhen përgatitje për një vizitë të Xisë në fillim të vitit 2020, por kjo nuk ka ndodhur, për shkak të pandemisë dhe izolimit ndërkombëtar të liderit kinez.

“Edhe nëse ka kompani dhe njerëz që hyjnë dhe dalin [në qendër], në Serbi ekziston një thënie: Nuk është e hapur derisa Vuçiq nuk e hap”, thotë Vlladisavlev.
“Dhe Vuçiq është duke pritur Xinë”, thotë ai.

You Might Also Like

Baronesha Heliq mbi ndikimin malinj rus: “Aleatët rusë në Bosnje dhe Hercegovinë kanë anuluar të gjithë përparimin”

Analiza e Popoviq: “Nacionalizmi serb sot është më i egër, më malinj dhe më retrograd se ai i viteve 90-ta…”

“Video të reja nga Kosova tronditën Serbinë”: Si shkruajnë mediat rajonale për videot e publikuara nga policia e Kosovës

Azerbajxhani zgjeron ndikimin në Ballkan

Lule, kurora dhe mitingje makinash: Yevgeny Prigozhin u kujtua në Rusi

Kosova Times October 8, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Në Kosovë dhe Bosnje sot votohet marrëveshja për njohjen e letërnjoftimeve

Kosova Times Kosova Times February 23, 2023
BE: Rusia në vitin 2022 u bë lider botëror në dezinformim
Çfarë po përgatit Putin me 18 anije në Detin e Zi?
Japonezët kundër rritjes së taksave për avancim të ushtrisë
E neveritshme, tmerrshme, semurë…:Këto janë faqet e para të mediave nën kontrollin e Aleksandër Vuçiqit, terroristët dhe vrasësit janë përsëri heronj…
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?