By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
My BlogMy Blog
Notification Show More
Latest News
Kimbërli Uest përzgjidhet si Prokurore e Specializuar
June 2, 2023
SHBA revokon vizat për inspektorët bërthamorë të Rusisë
June 2, 2023
Arrestohen tre persona të kërkuar me urdhëresa të Gjykatave
June 2, 2023
Murphy kërkon “angazhim agresiv” të SHBA-së në Ballkan
June 2, 2023
Një dron ushtarak amerikan i kontrolluar nga inteligjenca artificiale vrau operatorin e tij gjatë një testi të simuluar
June 2, 2023
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kremlini: Putin nuk diskutoi me Erdoganin për Ukrainën
Share
Aa
My BlogMy Blog
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
My Blog > Blog > Rajon / Botë > Kremlini: Putin nuk diskutoi me Erdoganin për Ukrainën
Rajon / Botë

Kremlini: Putin nuk diskutoi me Erdoganin për Ukrainën

Kosova Times
Last updated: 2022/10/13 at 3:50 PM
Kosova Times Published October 13, 2022
Share
SHARE

Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan, nuk kanë diskutuar për luftën në Ukrainë gjatë një takimi bilateral në Kazakistan, të zhvilluar më 13 tetor, ka thënë Kremlini.

Para takimit, Erdogan ka dhënë shenja se është i gatshëm të ndërmjetësojë palët që janë përfshirë në konflikt, duke thënë se diplomacia do të ofronte mundësi “për paqe të duhur”, ashtu që të ndalet gjakderdhja.

“Tema për zgjidhjen e çështjes ruso-ukrainase nuk është diskutuar”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, sipas agjencisë së lajmeve RIA.

Presidenca turke nuk ka dalë ende me koment për këtë takim.

Turqia, vend anëtar i NATO-s, ka qëndruar neutrale prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.

Ajo nuk u është bashkuar sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë, dhe ka mbajtur lidhje të mira me Kievin dhe Moskën.

Autoritetet turke kanë organizuar dy takime mes Moskës dhe Kievit për diskutim të paqes, ndonëse takimi i fundit i tillë është mbajtur në muajin mars, pa ndonjë rezultat.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë më 13 tetor se nuk mund të ketë bisedime me Putinin, meqë sipas tij, diplomacia me liderë që nuk respektojnë ligjin ndërkombëtar është e pamundshme.

Më 12 tetor, Zelensky u ka thënë liderëve të grupit të shtatë vendeve më të industrializuara (G7) që të mos dialogojnë me liderin rus, i cili beson vetëm në terror dhe “nuk ka të ardhme”.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

You Might Also Like

SHBA revokon vizat për inspektorët bërthamorë të Rusisë

Rusia me ndryshime strukturore ushtarake si përgjigje e zgjerimit të NATO-s

Senati amerikan miraton projektligjin për tavanin e borxhit

Rusia thotë se dy fshatra të saj janë granatuar nga Ukraina

“Qershori i përgjakshëm” fillon në Ukrainë: Putini është i tërbuar si kurrë më parë dhe objektivi kryesor është Kievi

Kosova Times October 13, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Biznesmeni Potanin dhe zëvendëskryeministri Belousov ranë nën sanksionet e SHBA

Kosova Times Kosova Times December 15, 2022
Si ndikojnë në klimë fluturimet e liderëve me avionë privatë?
Ukraina kërkon përshpejtimin e dërgesave të armëve nga aleatët perëndimorë
Maqedonasit në Mitrovicë ia thyejnë xhamin e veturës dhe ia marrin telefonin, kuletën dhe dokumentet
Gjukiq: Moska ka duart e lira në Serbi, askush nuk e pengoi aktivitetin e saj
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?