By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
My BlogMy Blog
Notification Show More
Latest News
Kryetari i bashkisë së Kievit Vitaliy Klitschko mbështeti komandantin e përgjithshëm të Forcave të Armatosura
December 3, 2023
Ka vdekur fotografi i njohur Elliott Erwitt, i cili ka fotografuar Hrushovin, Kastron dhe Marilyn Monroe, i cili ka krijuar imazhe ironike të personazheve kryesore të shekullit të 20-të
December 3, 2023
Paralajmërimi dramaik i Macron: “Shkatërrimi i plotë i Hamasit mund të thotë më shumë…”
December 3, 2023
Jeta në burgun polar rus “Polar Owl” – zona më veriore për të burgosurit e përjetshëm
December 3, 2023
Përfundon seanca e mbyllur ndaj të dyshuarve për vrasjen e Liridonës
December 3, 2023
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zgjedhjet e pjesshme vendore në Mal të Zi, forcat pro-serbe fituese në Podgoricë dhe në disa komuna të tjera
Share
Aa
My BlogMy Blog
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
My Blog > Blog > Rajon / Botë > Zgjedhjet e pjesshme vendore në Mal të Zi, forcat pro-serbe fituese në Podgoricë dhe në disa komuna të tjera
Rajon / Botë

Zgjedhjet e pjesshme vendore në Mal të Zi, forcat pro-serbe fituese në Podgoricë dhe në disa komuna të tjera

Kosova Times
Last updated: 2022/10/24 at 12:40 PM
Kosova Times Published October 24, 2022
Share
SHARE

Lëvizja Evropa Tani, e cila fitoi 21.7 për qind në zgjedhjet e djeshme lokale në Podgoricë, do të ketë mundësinë të formojë një qeveri në kryeqytetin e Malit të Zi dhe kështu ta dërgojë Partinë Demokratike të Socialistëve (DPS) të Milo Gjukanoviqit në opozitë pas 24 vjetësh.

Kjo lëvizje u themelua vetëm katër muaj më parë dhe udhëhiqej nga Jakov Milatoviq, ndoshta kryetari i ardhshëm i Podgoricës dhe ish-ministër në qeverinë e Zdravko Krivokapiqit.

Të dhënat e publikuara nga Qendra për Tranzicion Demokratik (CDT) bazuar në 100 për qind të përpunuara të qendrave të votimit në Podgoricë tregojnë se lista “Të gjithë për qytetin tonë” përbërësi kryesor i së cilës është DPS ka gjithsej 38.1 për qind të votave, pra 24 mandate. Këtë listë në zgjedhje e ka udhëhequr kryetari aktual Ivan Vukoviq.

Në vend të dytë është opsioni më i fortë opozitar – lëvizja Evropa Tani, e udhëhequr nga Jakov Milatoviq, fitoi 21.7 për qind, pra 13 mandate.

Partitë opozitare tashmë kanë bërë të ditur se bashkërisht do ta formojnë qeverinë në Podgoricë, që do të thotë se do të kenë gjithsej 34 mandate, ndërsa DPS 24.

Milatoviq: Qytetarë, gëzuar lirinë!

Duke qenë se Lëvizja Evropa është tashmë opsioni më i fortë opozitar, do të ketë mundësinë të formojë qeveri në kryeqytetin e Malit të Zi, por edhe të propozojë një kryetar komune, i cili do të jetë bartësi i listës, Jakov Milatoviq.

Menjëherë pas shpalljes së rezultateve, ai tha se palët përballen me një sfidë të madhe.

“Gëzuar lirinë qytetarë të Podgoricës. Faleminderit për mbështetjen tuaj të Lëvizjes Evropa Tani. Po fillojmë të punojmë që sa më shpejt të zgjidhim problemet e qytetarëve të Podgoricës, pa DPS. Dhe ta bëjmë Podgoricën një vend më të mirë dhe më të drejtë për të gjithë qytetarët”, tha Milatoviq.

You Might Also Like

Kryetari i bashkisë së Kievit Vitaliy Klitschko mbështeti komandantin e përgjithshëm të Forcave të Armatosura

Ka vdekur fotografi i njohur Elliott Erwitt, i cili ka fotografuar Hrushovin, Kastron dhe Marilyn Monroe, i cili ka krijuar imazhe ironike të personazheve kryesore të shekullit të 20-të

Paralajmërimi dramaik i Macron: “Shkatërrimi i plotë i Hamasit mund të thotë më shumë…”

Jeta në burgun polar rus “Polar Owl” – zona më veriore për të burgosurit e përjetshëm

Analiza e Andrei Kolesnikov për zgjedhjet ruse të 2024-ës

Kosova Times October 24, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?