Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier mbërriti në Kiev këtë mëngjes në një vizitë të paparalajmëruar. Lajmi bëhet i ditur nga kanali NTV. Ai pritet të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Ky është udhëtimi i parë i Steinmeier në Kiev që nga fillimi i operacionit ushtarak rus. Vizita u shty dy herë. Fillimisht ishte menduar të zhvillohej më 12 prill. Megjithatë, ajo u anulua në të njëjtën ditë me iniciativën e Ukrainës. Sipas Steinmeier, vizita u konsiderua e padëshirueshme në Kiev.
Mediat gjermane pretenduan se Zelensky nuk dëshironte të shihte Steinmeier, i cili u kritikua për lidhje të ngushta me Rusinë përpara pushtimit rus në shkallë të gjerë të Ukrainës. Pas pushtimit të 24 shkurtit, presidenti gjerman tha se kishte gabuar në vlerësimet e tij politike, veçanërisht e quajti gabim që mbështeti ndërtimin e gazsjellësit Nord Stream 2.
Herën e dytë që vizita ishte planifikuar më 20 tetor, por u anulua për arsye sigurie për shkak të granatimeve masive të qyteteve të Ukrainës, përfshirë Kievin, nga Rusia. /Kosovatimes/