Po vazhdon gjykimi ndaj të pandehurve Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu të cilët akuzohen nga ana e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, lidhur me vrasjen dhe dhunimin e Marigona Osmanit.
Të akuzuarit në fjalën e tyre nuk kanë pranuar akuzën e cila ju ngarkohet. I akuzuari, Dardan Krivaqa ka shprehur ngushëllime lidhur me rastin e ndodhur dhe se nuk pajtohet me akuzën që i vihet nga ana e Prokurorit të Shtetit.
Po ashtu fajësinë nuk e ka pranuar as i akuzuari i dytë Arbër Sejdiu. Në këto momente dëshminë e saj para trupit Gjykues po e paraqet nëna e Marigonës, Valdete Osmani.