By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
RBC: Dmitry Kozak ka dhënë dorëheqjen si zëvendëskryetar i administratës presidenciale ruse
September 18, 2025
Senati Amerikan miraton me shpejtësi projektligjin dypartiak për ta etiketuar Rusinë si sponsor shtetëror të terrorizmit
September 18, 2025
Horoskopi ditor për 18 shtator
September 18, 2025
Macron do t’i ofrojë gjykatës amerikane prova shkencore për të vërtetuar se Brigitte është grua
September 18, 2025
Axhenda ndërkombëtare
September 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: LDK: Qeveria të bashkëpunojë me partnerët, nuk është kohë lojërash
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > LDK: Qeveria të bashkëpunojë me partnerët, nuk është kohë lojërash
Ballina 1Lajme

LDK: Qeveria të bashkëpunojë me partnerët, nuk është kohë lojërash

Kosova Times
Last updated: 2022/10/28 at 9:33 PM
Kosova Times Published October 28, 2022
Share
SHARE

Pak ditë para se të përmbyllet afati i përcaktuar nga qeveria për konvertimin e targave ilegale ne ato shtetërore, Lidhja Demokratike e Kosovës i ka bërë thirrje për përgjegjësi Qeverisë së Kosovës.

Në një konferencë për media, deputeti Armend Zemaj tha se nuk është kohë e lojërave, por e përgjegjësisë dhe bashkëpunimit.

“Nuk është koha e lojërave, nuk është koha e mbulesës së dështimeve edhe në procesin e dialogut. Është koha e vendimmarrjes, e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtar, por edhe me partitë opozitare edhe pse për qeverinë duken të vogla nga arroganca e numrave, por janë të rëndësishme për proceset integruese që kalon Kosova”.

Tutje, ai tha se qëndrimet LDK-së janë të njohura për dialogun dhe për transparencën e munguar, duke shtuar se nuk i dinë detajet, se çka dhe nëpër çka, po kalon Republika e Kosovës në këtë proces.

“Kjo është vetëm nga papërgjegjësia ose nga injoranca, arrogance a e kësaj qeverie në shumë procese të ndërlikuara. Në ditët në vazhdim kemi edhe një vendim që duket që do të krijojë një situatë të re edhe një momentum të ri edhe në procesin e dialogut, por edhe në procesin e brendshëm integrues të komuniteteve pakicë që jetojnë në Kosovë”, tha ai.

I pyetur nëse duhet të shtyhet afati, Zemaj tha se LDK nuk është në qeveri.

“Ne nuk jemi në qeveri, kjo është përgjegjësi e qeverisë të zbatojë rendin e ligjin si e përcakton kushtetuta dhe legjislacioni ne fuqi”, tha ai.

Këto deklarime, deputeti i LDK-së i bëri gjatë një konferencë për media të thirrur për të gjeturat në sektorin e shëndetësisë. Në këtë sektor ai tha se Qeveria ka dështuar plotësisht.

“Një ministër e largoi në mes të pandemisë që të fitojë pushtet, ministri i parë i dështuar i cili u largua nga kjo pozitë që të kandidojë për kryetar të komunës së Prishtinës, në kohën kur ka pasur shifra alarmante edhe të infeksionit edhe të vdekjeve me Covid-19. Pastaj, Kurti caktoi një ministër që duket se nuk kishte njohuri bazike të realitetit në Republikën e  Kosovës. Si i tillë shumicën e kohës së mandatit të tij e kaloi në konferenca të ndryshme sikur të mos ishte fare ministër i Shëndetësisë”, tha Zemaj.

Sipas ish-ministrit të Shëndetësisë, dorëheqja e ministrit të fundit dhe caktimi i një ekipi ekzekutiv për menaxhim të shëndetësisë tregon se kryeministri dhe kjo qeveri e ka pranuar dështimin në këtë sektor.

“Se qeveria Kurti ka dështuar në menaxhimin e shëndetësisë flasin edhe shifrat e investimeve kapitale në këtë fushë. Vetëm 5 për qind investime kapitale në shëndetësi janë realizuar gjatë këtij viti”, tha ai.

Në këtë konferencë deputeti i LDK-së  tha se vetëm 530 mijë euro nga 10 milion të zotuara janë shpenzuar për projekte nga Ministria e Shëndetësisë.

“Në këtë ministri nga 15 projekte kapitale që janë paraparë me ligjin e  buxhetit kanë filluar vetëm 2 dhe ato janë në fazën fillestare”, tha tutje Zemaj.

Sipas tij, përgjatë këtij mandati qeverisës të Vetëvendosjes nuk ka pasur asnjë lëvizje drejtë krijimit të Fondit për Sigurime Shëndetësore, njëjtë edhe me Sistemin Informativ Shëndetësor.

Ai ka përmendur largimin e mjekësve nga Kosova si dhe nga institucionet shtetërore për ato private.

“Vetëm për 9 muaj të vitit 2022 janë larguar 180 mjek që i bie mesatarisht 20 mjek në muaj, është rritur edhe numri i mjekëve që kanë lëshuar sektorin publik për të kaluar tek ai privat për të njëjta arsye. Tek mjekimi intensiv 22 anesteziolog e kanë lënë punën ndërsa vetëm në shtator të këtij viti e kanë lëshuar 5 nga ta”.

Zemaj e quajti alarm në vete mungesën, sipas tij të barnave esenciale si dhe listën e gjatë të pritjeve për pacientët në nevojë.

You Might Also Like

Senati Amerikan miraton me shpejtësi projektligjin dypartiak për ta etiketuar Rusinë si sponsor shtetëror të terrorizmit

Moti ne Shqipëri me diell , temperatura deri në 33°C

Mbahet shqyrtimi fillestar ndaj nënkryetarit të Listës Serbe, Slavko Simiq

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Dyshohej për një mjet shpëthyes në Prishtinë, policia jep detaje

Kosova Times October 28, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Putin i premtoi Lukashenkës gazin më të lirë në botë pasi u shpëtua nga Wagner

Kosova Times Kosova Times June 26, 2023
Komisioni për Mjedis i dërgon në prokurori lëndët për tjetërsim prone
Shoigu, duke ndjekur Prigozhin, filloi të rekrutojë të burgosur për luftën në Ukrainë
Media ruse kritikojnë ekipin e Trump
Zelensky, pas çlirimit të Khersonit paralajmëron kthimin e Krimesë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?