By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë
May 8, 2025
ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor
May 8, 2025
Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri
May 8, 2025
Beogradi u çlirua nga ukrainasit, por propaganda ruse dhe serbe e fshehin këtë
May 8, 2025
Reçica e Rama akuzojë njëri-tjetrin për gjendjen në KRM `Pastrimi`
May 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rasti “Brezovica” në shënjestër, tentohet përmes ndikimeve të shkatërrohen hetimet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rasti “Brezovica” në shënjestër, tentohet përmes ndikimeve të shkatërrohen hetimet
Ballina 1Lajme

Rasti “Brezovica” në shënjestër, tentohet përmes ndikimeve të shkatërrohen hetimet

Kosova Times
Last updated: 2022/11/12 at 11:17 PM
Kosova Times Published November 12, 2022
Share
SHARE

Rasti i famshëm “Brezovica” tashmë është vënë në shënjestër nga një numër i madh personash brenda e jashtë institucioneve, përfshirë sistemin e drejtësisë, të cilët dyshohet se janë duke tentuar të shkatërrojnë hetimet.

Së paku kështu del nga raportimet që janë bërë përmes kanaleve zyrtare në hierarkinë më të lartë të sistemit gjyqësor dhe prokurorial.

Telashet në rastin Brezovica kanë lindur qysh në aksionin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj për sekuestrimin e përkohshëm të 75 vilave, ku përfshihen si pronarë politikanë, biznesmen të fuqishëm e gjykatës të të gjitha niveleve.

Barrën më të madhe në këtë drejtim e ka bartur gjykatësi i procedurës paraprake në Ferizaj, Ibrahim Idrizi, për shkak se në mesin e vilave të sekuestruara përkohësisht nga prokurori Rasim Maloku, përfshiheshin vilat e tre gjykatësve nga Ferizaj, Mustafë Tahiri, kryetar i Gjykatës Themelore në Ferizaj, Bashkim Hyseni, ish-kryetar i Gjykatës Themelore në Ferizaj, aktualisht gjykatës në Gjykatën e Apelit, si dhe Agim Maliqi, ish-gjykatës i Gjykatës Themelore në Ferizaj, aktualisht gjykatës në Gjykatën Supreme.

Meqenëse, ishte përfshirë eprori i tij, Mustafë Tahiri, gjykatësi Ibrahim Idizi, kishte kërkuar që për kërkesën e prokurorit për sekuestrim të vilave të vlerësohet nëse duhet të vendosë ndonjë gjykatë tjetër për shkak të paanësisë.

Por, kërkesa e tij, ka marrë një përgjigje nga nënkryetarja e Gjykatës Themelore në Ferizaj, Mirlinda Bytyqi Rexhepi, të cilën ai e ka konsideruar si ndërhyrje në punën e gjykatësit.

“Pasi u njoftova nga ju që në kërkesën për sekuestrim të përkohshëm të dorëzuar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj… është propozuar edhe sekuestrimi i përkohshëm i paluejtshmërisë së kryetarit të Gjykatës Themelore në Ferizaj, Mustafë Tahiri, kërkoj nga ana e juaj që derisa të vlerësohet çështja e vendosjes së kësaj çështjeje penale, të mos ndërmerrni asnjë veprim, pasi çdo vendosje nga kjo gjykatë do të mund të vinte në dyshim paanësinë e kësaj gjykate”, thuhet në përgjigjen e nënkryetares së gjykatës.

Këtë përgjigje, gjykatësi Idrizi e ka konsideruar si lloj urdhërese.

“Konsideroj se kjo është një lloj arbitrarizmi dhe ndërhyrje direkte në punën e gjyqtarit dhe së ne këtë drejtim nuk jemi kompetent për të urdhëruar diçka të tillë që në bazë të kësaj do të nënkuptonte -prejudikonte përjashtimin tim nga vendosja lidhur me këtë kërkesë dhe çdo kërkesë e kam vlerësuar edhe në drejtim të dyshimit të paanësisë në vendimmarrje”, ishte shprehur gjykatësi.

Tutje, nënkryetarja Bytyqi Rexhepi dhe gjykatësi Idrizi kanë vazhduar mospajtimet në lidhje me procedimin e kësaj lënde.

Në komunikimet e siguruara nga “Betimi për Drejtësi” nënkryetarja e gjykatës dhe gjykatësi nuk pajtohen për mënyrën e procedimit të lëndës nga Ferizaj në Gjykatën Themelore në Pejë.

Gjykatësi Idrizi pretendonte se duhet të ketë vendim për përjashtim të tij dhe aktvendim për të proceduar me lëndën, ndërsa nënkryetarja pretendonte se po vepronte në bazë të ligjit, ku, sipas saj, janë respektuar hapat dhe pasi është vendosur që lëndën ta pranojë Gjykata Themelore në Pejë, ka kërkuar që lënda të dorëzohet nga gjykatësi dhe mos ta zvarrisë, përndryshe do ta dërgojë në procedurë disiplinore. Pas këtij paralajmërimi, ky debat mes tyre, ka përfunduar dhe gjykatësi e ka dorëzuar lëndën, e cila është dërguar në Pejë te gjykatësi Shaqë Curri.

Nënkryetarja Mirlinda Bytyqi Rexhepi në një përgjigje me shkrim ka thënë se arsyet e delegimit të lëndës në Gjykatën Themelore në Pejë janë pasi në kërkesën për sekuestrim të Prokurorisë Themelore Ferizaj është përfshirë edhe paluajtshmëria  e kryetarit të Gjykatës Themelore Ferizaj, lëndë e cila ka qenë në procedurë paraprake te gjyqtari Ibrahim Idrizi.

Ajo ka shtuar se nuk ka aktvendim për përjashtimin e gjyqtarit Ibrahim Idrizi pasi në këtë rast nuk është përjashtuar gjyqtari Ibrahim Idrizi, por lënda është deleguar në Gjykatës Themelore Pejë.

Derisa, po zhvillohej ky debat, sipas raportimeve që janë bërë përmes kanaleve zyrtare në hierarkinë më të lartë të sistemit gjyqësor dhe prokurorial, rezulton se më 17 tetor, gjykatësi Agim Maliqi është takuar me gjyqtarin e procedurës paraprake, Ibrahim Idrizi dhe i ka kërkuar ta refuzojë kërkesën e prokurorit për sekuestrim të përkohshëm të vilave sepse nuk ka bazë juridike me arsyetimin se ka qëllim të avancohet në pozitë të kryetarit të Gjykatës Supreme.

Gjykatësi Ibrahim Idrizi, ka kërkuar që për këtë çështje të komunikohet përmes zyrës për informim të gjykatës. Kështu është vepruar, por përsëri nuk është përgjigjur as ai e as zyrtarja për informim e gjykatës. Me shkrim është përgjigjur edhe gjykatësi Agim Maliqi, i cili ka thënë se për këto pretendime për takim me gjykatësin Idrizi, po dëgjon për herë të parë dhe se kjo çështje duhet të trajtohet në rrafshin institucional.

Përveç këtij rasti, që pretendohet se është tentuar të ndikohet në rastin Brezovica, në komunikimet e siguruara nga “Betimi për Drejtësi”, rezulton se nga zyrtarët e sistemit prokurorial ka pasur njoftime për ndërhyrje në këtë rast edhe nga zyrtarë të tjerë si dhe gjykatës të të gjitha niveleve.

Ndër ndikimet që theksohet ku njoftohen krerët më të lartë të gjyqësorit dhe prokurorisë, janë ndikimet e dy gjykatësve Arben Hoti dhe Enes Mehmeti.

Sipas shkresave, rezulton se të dy këta gjykatës i kanë bërë trysni një zyrtareje ligjore në Gjykatën Themelore në Ferizaj që të përgatisë leje për vizitë në Qendrën e Paraburgimit nga familjarët e njërit të pandehur, në kundërshtim me rregullat e qendrës.

“Betimi për Drejtësi” ka kontaktuar me të dy gjykatësit, të cilët e kanë mohuar këtë pretendim, duke theksuar se kanë punuar për disa vite si gjykatës në Gjykatën e Ferizajt, por që në asnjë formë nuk kanë kontaktuar me asnjë zyrtar të kësaj gjykate, aq më tepër që të tentohet të ndikohet në ndonjë rast.

You Might Also Like

Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri

Reçica e Rama akuzojë njëri-tjetrin për gjendjen në KRM `Pastrimi`

Padi ndaj ‘Prishtina Parking’ për tejkalim të kompetencave

Ngërçi politik, presidentja Osmani e gatshme për një takim gjithëpërfshirës

Gërvalla në Varshavë: Integrimi i Kosovës në BE, domosdoshmëri për paqe

Kosova Times November 12, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

“S’u pendova që lashë Tiranën” – gazetari që u bë fermer gomaricash

Kosova Times Kosova Times November 27, 2022
Përleshje të dhunshme në Suedi, pas djegies së Kuranit
Perëndimi i bën presion Serbisë për arrestimin e Radoiçiqit
OVL-UÇK kërkon zbardhjen e plotë të rastit Hajra
Putini e nënshkruan buxhetin më të madh të Rusisë, i rrit shpenzimet për ushtrinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?