By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 24, 2026
Gazetari vullnetar serb : Nga dëshmitar i dhunës në pjesëmarrës të saj
January 23, 2026
Ideologu i Kremlinit prezenton vizionet e nje Rusie ideale
January 23, 2026
Moti në vikend, kryesisht i vranët me riga shiu e temperatura të ulëta
January 23, 2026
Ministri iranian fyen ashpër Zelenskyn, thotë: “Ndryshe nga ju, ne nuk kërkojmë ndihmë nga të huajt”
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pas takimit me presidentin kinez, Biden: Nuk do të ketë “Luftë të re të Ftohtë” me Kinën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Pas takimit me presidentin kinez, Biden: Nuk do të ketë “Luftë të re të Ftohtë” me Kinën
Ballina 2Rajon / Botë

Pas takimit me presidentin kinez, Biden: Nuk do të ketë “Luftë të re të Ftohtë” me Kinën

Kosova Times
Last updated: 2022/11/14 at 9:41 PM
Kosova Times Published November 14, 2022
Share
SHARE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe udhëheqësi i Kinës, Xi Jinping, u takuan të hënën në Bali të Indonezisë, në prag të samitit të vendeve më të industrializuara, G20.

Në takimin i cili zgjati rreth tri orë, ata u përplasën për çështjen e Tajvanit, por thanë se po përpiqen t’i “menaxhojnë dallimet”, raporton AP.

Kina e sheh Tajvanin si provincë të shkëputur, të cilën mund ta marrë edhe me forcë nëse është e nevojshme.

Takimi vjen në kohën kur marrëdhëniet mes dy vendeve janë në nivelin më të ulët në disa dekada, për shkak të disa çështjeve – nisur nga siguria në Tajvan deri te tregtia.

Ky njëherësh është takimi i parë i tyre prej se Biden ka marrë detyrën e presidentit më 2021.

“Kemi kaluar shumë kohë së bashku kur të dy ishim nënkryetarë. Është, thjesht, e mrekullueshme që ju shoh”, i tha Biden Xisë.

“Si udhëheqës të vendeve tona, ne ndajmë përgjegjësinë – mendoj unë – për të treguar se Kina dhe Shtetet e Bashkuara mund t’i menaxhojnë dallimet, mund të parandalojnë që konkurrenca të kthehet në konflikt dhe mund të gjejnë mënyra për të punuar së bashku në urgjencat globale, që kërkojnë bashkëpunimin tonë të ndërsjellë”, tha Biden.

Ai përmendi ndryshimet klimatike dhe pasigurinë ushqimore si probleme që bota pret të trajtohen nga vendet e tyre.

Duke iu përgjigjur Bidenit, Xi tha se si udhëheqës të dy vendeve të mëdha, ata duhet të gjejnë drejtimin e duhur dhe t’i forcojnë marrëdhëniet e tyre.

Temat kryesore të bisedimeve të tyre ishin: Tajvani, Ukraina dhe ambiciet bërthamore të Koresë së Veriut.

Këto tema pritet të përshkojnë edhe samitin e G20-ës, që nis punimet të martën.

Samiti do të mbahet pa praninë e presidentit rus, Vladimir Putin. Atë do ta përfaqësojë ministri i tij i Jashtëm, Sergei Lavrov.

Ky është samiti i parë i G20-ës prej se Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës në shkallë të gjerë, në fund të shkurtit.

You Might Also Like

Gazetari vullnetar serb : Nga dëshmitar i dhunës në pjesëmarrës të saj

Ideologu i Kremlinit prezenton vizionet e nje Rusie ideale

Ministri iranian fyen ashpër Zelenskyn, thotë: “Ndryshe nga ju, ne nuk kërkojmë ndihmë nga të huajt”

Përfunduan bisedimet e para midis Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së. Rrjedhja e detajeve të para

Orbanit i duhej shumë një fitore, e mori duke blerë NIS

Kosova Times November 14, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Çfarë dihet për dokumentet e Pentagonit?

Kosova Times Kosova Times April 12, 2023
Horoskopi ditor për 11 maj
Sri Lanka i kërkon Rusisë kompensim për të vrarët në luftë
Rusia goditi një anije transporti turke në portin e Chornomorsk në rajonin e Odessa-s
Horoskopi ditor për 1 Mars
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?