Ministri i Jashtëm i Bjellorusisë Vladimir Makei ka vdekur, raporton agjencia e lajmeve Belta, duke cituar sekretarin e shtypit të ministrisë.
Ai ishte 64 vjeç.
Shkaku i vdekjes së zyrtarit në momentin e publikimit të lajmit nuk u emërua.
Sipas Zerkalo, qysh më 25 nëntor, faqja e Ministrisë së Jashtme ka raportuar për takimin e Makeit me Nuncin Apostolik, Kryepeshkopin Ante Joziq.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha se ishte “tronditur” nga raportet për vdekjen e Makei.
Makei ka drejtuar Ministrinë e Jashtme të Bjellorusisë që nga viti 2012. Para kësaj, ai ka punuar si ndihmës i presidentit të vendit dhe shef i administratës presidenciale.