Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, dhe i dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pritet të takojnë sot në Prishtinë udhëheqësit e Republikës së Kosovës.
Gjatë tërë kohës, ai pritet të jetë i shoqëruar nga i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Madje ky i fundit, të dielen pati edhe një takim me Igumenin e Kishës Ortodokse në Deçan, Sava Janjiq.
Përveç në Kosovë, Chollet do që qëndrojë edhe në Serbi, Bosnjë e Hercegovinë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Kroaci dhe Belgjikë nga 11 deri më 17 dhjetor, është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga DASH-i.
Intensifikimi i dialogut Kosovë-Serbi dhe nënshkrimi i një marrëveshjeje gjithpërfshirëse mes të dy shteteve, pritet të shtyhet përpara.
Madje presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në konferencën e fundit për media që pati në Beograd, dy ditë më parë, tha se presion i madh ndërkombëtar do të ushtrohet nga 17 dhjetori mbi Serbinë.
Kjo është data kur diplomatët amerikanë së bashku edhe me ata evropianë, do të zbarkojnë në Beograd.
Në njoftimin e Departamentit amerikan të Shtetit për vizitën e Cholletit në Prishtinë u tha se ai do të bisedojë me zyrtarët kosovarë për një sërë çështjesh, përfshirë përpjekjet e SHBA-së për avancimin e integrimit të Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, përpara vizitës në Kosovë, Chollet tha se Shtetet e Bashkuara besojnë se bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve do të çojnë në njohje reciproke mes tyre.
Pas qëndrimit në Kosovë, Chollet do të vazhdojë vizitën në Serbi, Bosnje e Herzegovinë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Kroaci dhe Belgjikë.