By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ministrat e Jashtëm të BE-së: Izraeli dhe Irani të ndalin konfliktin
June 20, 2025
Rekrutët e Njësive Speciale Operative demonstrojnë aftësitë profesionale
June 20, 2025
Delegacioni arbëresh në Kosovë, thellohet lidhjet kulturore
June 20, 2025
Tri vetura përfshihen nga zjarri në ‘Breg të Diellit’, nuk ka të lënduar
June 20, 2025
Xhafer Tahiri nga LDK kandidon për kryetar të Vushtrrisë
June 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pacientët me virozë mbushin QMF-të
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Pacientët me virozë mbushin QMF-të
Ballina 1Lajme

Pacientët me virozë mbushin QMF-të

Kosova Times
Last updated: 2023/01/10 at 8:46 PM
Kosova Times Published January 10, 2023
Share
SHARE

Temperaturë, dhimbje koke, kollë dhe pneumoni, janë simptomat më të shpeshta, me të cilat paraqiten pacientët javëve të fundit në qendrat e mjekësive familjare në Prishtinë dhe në komuna të tjera të Kosovës.

Specialistët shëndetësorë thanë se nga rastet e paraqitura në qendra, aktualisht bëhet fjalë vetëm për një lloj viroze.

Specialistja e mjekësisë familjare, Dr. Florie Hyseni – Morina, nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, tha për Radion Evropa e Lirë, se shumica e rasteve janë me virozë të zakonshme stinore.

“Rastet te ne kanë simptoma të lehta, kryesisht nga trakti i sipërm respirator me bllokim apo shkuarje nga hunda, dhimbje fyti, kollitje. Por, ka raste që simptomat janë pak edhe më të rënda, me temperaturë të lartë me irritim të traktit respirator e ndoshta edhe me pneumoni”, tha Hyseni-Morina.

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë gjatë një dite kërkojnë ndihmë mjekësore rreth 200 qytetarë, ku sipas profesionistëve, rreth 50% e tyre kanë probleme me viroza.

“Në këto raste ne dyshojmë për viroza të zakonshme ose viroza stinore. Ekzistojnë afërsisht 200 lloje të viruseve që shkaktojnë ftohje të zakonshme që japin simptoma. Kurse, te gripi simptomalogjia është më e rëndë. Nuk përjashtohet edhe mundësia e rasteve me COVID-19, përderisa virusi është ende prezent dhe simptomat janë të ngjashme”, tha Hyseni – Morina.

Në javën e fundit, numri më i lartë i të infektuarve me COVID-19, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), në një ditë ishte 18.

Në IKShPK thanë më 10 janar se nga fillimi i sezonit më 3 tetor 2022 deri më 1 janar 2023, në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, janë raportuar afro 24 mijë raste të sëmundjes të ngjashme me grip. Nga ky numër, 3.406 raste ishin të infeksioneve respiratore akute dhe 67 raste me infeksion të rëndë respirator akut.

Sipas Institutit, gjatë kohës 26 dhjetor deri më 1 janar, janë raportuar 1.871 raste të sëmundjes së ngjashme me gripin.

Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, thonë se pragu epidemik për të shpallur një epidemi është rreth 5 mijë raste të raportuara në javë.

Epidemiologia Pranvera Kaçaniku – Gunga, nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, shpjegoi për Radion Evropa e Lirë, se intensiteti i influencës sezonale, sipas numrit të rasteve të paraqitura është në “aktivitetin e mesëm të qarkullimit”.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, tha për Radion Evropa e Lirë se aktualisht në Kosovë nuk ka ndonjë influencë.

“Në bazë të kontakteve të përditshme me QKMF-të e të gjitha komunave dhe IKShPK-në, numri i vizitave në kujdesin Parësor Shëndetësor flet për viroza të stinës”, tha Berisha.

IKShPK-ja dhe mjekët rekomandojnë mbajtjen e maskave, distancën fizike dhe higjienën e duarve.

Po ashtu, rekomandohet të shmangen sa është e mundur kontaktet e afërta me individë të sëmurë, të reduktohet numri i vizitave të familjarëve te personat e hospitalizuar (ShSKUK, spitalet rajonale), si dhe të evitohen vendet e mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz.

You Might Also Like

Rekrutët e Njësive Speciale Operative demonstrojnë aftësitë profesionale

Tri vetura përfshihen nga zjarri në ‘Breg të Diellit’, nuk ka të lënduar

Xhafer Tahiri nga LDK kandidon për kryetar të Vushtrrisë

Veriu i Mitrovicës nesër pa ujë të pijes, shkak një defekt

Krasniqi: Lista Serbe është e Radojçiqit, jo e serbëve

Kosova Times January 10, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Transferuan 11 milionë euro/ Policia jep detaje për arrestimin e dy personave

Kosova Times Kosova Times December 25, 2024
Aktakuzë për pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar dhe vepra të ndryshme penale
Kuvendi mban seancë solemne për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës
Blinken: Shumë herët për të deklaruar se cila do të jetë e ardhmja e Wagnerit
Senatorët amerikanë i kërkojnë Pentagonit të transferojë avionë luftarakë në Ukrainë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?