Xhevdet Pozhari, analist, ka shkruar një opinion, në të cilin ka analizuar deklarimin e kryeministrit Albin Kurti, i cili dje ka shfaqur gjashtë kushtet për të themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Sipas tij, Zajednica nuk kalon.
“Pra, nëse Albin Kurti dikur thoshte Zajednica nuk kalon me asnjë kusht, tash e ka ndryshuar në: Zajednica kalon “kur të qel selxhja, rrush”! Së paku kjo nënkuptohej nga kushtet e vendosura, e që në thelb kishin një porosi të vetme: Zajednica nuk do të bëhet kurrë, së paku jo me këtë Qeveri!”, shkroi ai.
Pozhari ka shkruar se në këtë grackë të Kurtit ka rënë lehtësisht opozita.
“Kjo ishte edhe gracka në të cilën ra me lehtësi Opozita, pa përjashtim. Këtë qëndrim u munduan ta interpretojnë si lëshim, e kur në fakt ishte saktësisht e kundërta, kryeministri Kurti po e betononte qëndrimin tashmë edhe nga pozita e të parit të Qeverisë” , shkroi ai. /Kosovatimes/