Kryetari i Sindikatës së Pavarur të RTK-së, Fadil B.Hoxha, së bashku me nënkryetaren, Albana Murseli dhe dy anëtarët e kryesisë, Adriana Morina dhe Driton Beqiri janë takuar sot me kryetarin e BSPK-së Atdhe Hykolli.
Kryesia e SPRTK-së e njoftoi kryetarin Hykolli për ndërhyrjet në përmbajtjet e komunikatave të Sindikatës si dhe për cenimin e lirisë sindikale nga drejtuesit e RTK-së.
Sipas SPRTK-së e gjithë kjo po bëhet me qëllim të frikësimit të punëtorëve dhe heshtjes së zërave kritik kundër parregullsive në Tramsmetuesin Publik.
Kryetari Hukolli u njoftua se në fushatën anti-sindikatë, Menaxhmenti ka degraduar për pesë shkallë kryetarin e SPRTK-së, Fadil B.Hoxha, vendim ky që të premten e kaluar u shpall i paligjshëm nga Inspektorati i Punës. /Kosovatimes/