Në prag të takimit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 27 shkurt, në Bruksel, Radio Evropa e Lirë ka pyetur qytetarë në Prishtinë, në Mitrovicë të Veriut dhe në Beograd se a duhet ta pranojnë Kosova dhe Serbia propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.