Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, pas mbledhjes së sotme të kryesisë, ka thënë se Kosova tani duhet t`i kushtojë vëmendje planit të zbatimit të propozimit evropian, pasi kryeministri Albin Kurti u dakordua me dokumentin e planit të BE-së në Bruksel më 27 shkurt.
Hoxhaj ka kërkuar që Kurti të mbrojë Kushtetutën dhe rendin kushtetues të Kosovës.
“Qeveria duhet të ketë vëmendjen për të siguruar se këto parime do të kenë një plan të zbatimit që mbron interesat e Kosovës”, tha ai.
Hoxhaj theksoi se mbrojtja e Kushtetutës dhe rendit kushtetues duhet të jetë temë kryesore në planin e zbatimit të propozimit evropian. /Kosovatimes/