Kënga e fundit e artistes afgane, Farida Tarana, është kritikë ndaj poligamisë dhe kufizimeve të talibanëve ndaj grave.
Projekti i saj ka nxitur shumë reagime në Afganistan prej kur është publikuar, tre muaj më parë.
Ajo i ka thënë Radios Azadi të Radios Evropa e Lirë se ky është vetëm fillimi i punës së saj.