Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të bisedojë sot me Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili po arrin në Beograd.
Escobar arrin në Beograd vetëm një ditë pasi i dërguari evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, përfundoi vizitën e tij dyditore në Serbi.
Të shtunën, më 18 mars, Vuçiq do të takohet sërish me kryeministrin e Kosovës Aljbin Kurti në Ohër.
Lajçak dje në profilin e tij në Twitter ka shkruar se pas takimit të djeshëm me Vuçiqin kanë përfunduar përgatitjet për takimin në Maqedoninë e Veriut.
Siç ka thënë ai në Twitter, në takim ka dëgjuar komentet e Vuçiqit ndaj Aneksit për zbatimin dhe progresin drejt marrëveshjes evropiane.
“Meqenëse kemi marrë reagime nga të dyja palët, tani do të përfundojmë përgatitjet për takimin në Ohër të shtunën”, tha Lajçak.