Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u gjend në një situatë të pakëndshme në konferencën e tij para udhëtimit në Ohër, kur një gazetare gjermane e pyeti se si ishte i ftuar në televizionet Pink dhe Happy kur këto televizione përhapin gënjeshtra dhe kështu ai doli në televizionin Happy për Ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Bearbock, tha se para politikës ajo ne menyre e “profesionale eshte marre me prostitucion”.
Gazetarja Britney Hill nga ZDF i tha Vuçiqit se ajo përpiqet të shpjegojë problemet me të cilat ballafaqohet Serbia në intervistat disa orëshe në televizionet Pink dhe Happy, por asaj i duket se këto media, për fat të keq, përhapin “fake news” dhe gënjeshtra dhe e pasqyroi me shembullin, kur televizioni Happy tha se Ministrja e Jashtme e Gjermanisë kishte punuar si prostitutë profesioniste para pozitës së saj politike, transmeton Nova.
Hill më pas e pyeti Vuçiqin se si pajtonte përpjekjet e tij për të mos gënjyer në media dhe përpjekjet e tij pro-evropiane, duke pasur parasysh se ai shpenzon shumë kohë në televizione të tilla, dhe Vuçiq u përpoq të mbronte televizionet përkatëse në stilin e tij.
“Nuk e kam të lehtë të kritikoj mediat dhe politikanët tanë, kur politikanë dhe gazetarë të huaj më kërkojnë. Është çështje krenarie dhe integriteti i presidentit të shtetit. Por gjithsesi, nuk kam dëgjuar kurrë një lajm të tillë në Pink. Ju dhatë Pink-un si shembull sepse keni dëgjuar disa lajme të rreme nga një ta quajme analist, i cili ishte paguar nga një fondacion gjerman, i cili në fakt jepte informacione të rreme për disa politikanë gjermanë.
Pink TV madje nuk është as pro-rus, Happy thene politikisht eshte plotësisht në anën ruse, por Pink nuk është. Nuk do të them se cili është më afer zemres apo nëse më intereson apo jo”, ka deklaruar Vuçiq, e më pas ka theksuar se nuk ka dëgjuar ato lajme, nëse kane qene fare lajme dhe e ka luatur gazetaren. të pranojë faljen e tij më të thellë sepse “nuk mund të ndodhë në një vend të dinjitetshem”.
“Ministrja juaj e Jashëme është e rëndësishme, e denjë, e suksesshme, nëse guxoj të them, dikush që ne e konsiderojmë mik të vendit tonë. Siç mund ta shihni, nuk e kam problem ta mohoj dhe ta marr mbi supet e mia, thjesht kontrolloni me ne herë pas here. Në cilin televizion që shkoj, u përgjigjem të gjithë gazetarëve, edhe gazetarëve të N1 dhe Nova S. Dhe këto janë të vetmet televizione në të cilat nuk shkova dhe do t’ju them pse, por u përgjigjem gjithmonë në mënyre fer kur më pyesin diçka.
Dhe sinqerisht do të ishte shumë e lehtë për mua të hedh poshtë të gjitha pretendimet e tyre dhe të përgënjeshtroj veten time nganjëherë për faktin se isha ndonjeher pak i dobët dhe e mora atë shumë personalisht kur ata ngacmonin dhe ofendonin fëmijët dhe familjen time pa arsye çdo ditë. . Dhe ndoshta kam bërë një gabim, por nuk kam mundur të shkoj atje dhe të bëj sikur asgjë nuk ka ndodhur dhe të shikoj në sytë e djalit apo vëllait tim”, ka përfunduar Vuçiq.