Rruga Coventry, një nga rrugët më të frekuentuara në Londër, është dekoruar për herë të parë me rastin e Ramazanit me një instalim prej 30 mijë dritash.
Rruga ndodhet pranë sheshit të famshëm Leicester në qendër të kryeqytetit britanik.
Koncepti i ndriçimit është përgatitur nga organizata jofitimprurëse “Ramadan Lights UK”, e cila synon të ndërgjegjësojë për muajin e Ramazanit.
Përveç londinezëve, interes të madh për ndriçimin e rrugëve shfaqën edhe turistët e huaj. Dritat do të ndriçojnë rrugën nga ora 17:00 deri në 13:00 sipas kohës lokale deri më 23 prill.