Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në Facebook, Ambasada ka thënë se sulmet ndaj gazetarëve ose ndërhyrja në pavarësinë dhe lirinë e tyre të shprehjes shkelin parimet thelbësore demokratike.

“Sulmet ndaj gazetarëve ose ndërhyrja në pavarësinë dhe lirinë e tyre të shprehjes shkelin parimet thelbësore demokratike. Media luan një rol thelbësor në luftimin e korrupsionit, sigurimin e llogaridhënies dhe transparencës dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjithë qytetarëve në një demokraci”, thuhet në postimin e Ambasadës.

Po ashtu Ambasada e ka shpërndarë edhe deklaratën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili ka thënë se “ShBA’të do të vazhdojnë të mbështesin punën e guximshme dhe të nevojshme të gazetarëve në gjithë botën”.