“Shpreh ngushëllimet më të thella për prindërit dhe familjarët e viktimave të dy ngjarjeve tragjike në Beograd!”, shkroi Konjufca në llogarinë e tij në Facebook.

“Ngjarjet e tilla janë gjithnjë të rënda dhe krijojnë pikëllim për këdo dhe gjithkund, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijë dhe civilë, e sidomos kur një nga këto krime të kësaj natyre të rëndë ndodh në një shkollë”, tha ai.

“Uroj shërim sa më të shpejtë për të plagosurit!”.

Para dy ditësh në një shkollë në Berograd, një 14-vjeçar ka vrarë tetë nxënës dhe rojën.

Ndërkohë të enjten në mbrëmje, në një sulm me të shtëna masive në disa fshatra afër Beogradit, janë vrarë 8 persona dhe janë plagosur 13 të tjerë.