Në këtë konferencë krydiplomati kroat është pyetur edhe për modelin kroat të Asosacionit për minoritetin serb i cili është propozuar nga Kosova.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlic Radman, tha se ky model është promovuar përmes Kushtetutës së Kroacisë, për pakicat dhe ndoshta mund të shërbej si model edhe në Kosovë., raporton RTKlive.

“Ky model ka rezultuar me sukses tek ne, ka modele të shumta që mund të shfrytëzohen, mirëpo sa i përket integrimit të mëtejmë të serbeve të Kosovës, këtë punë e ka në dorë Kosova, dhe ne ia lëmë këtë punë Kosovës e dialogut. Gjithsesi presim që Kosova të ketë stabilitet që vazhdueshëm”, tha ai.

Gërvalla: Ajo çka ndodhë në Bosnjë e Hercegovinë nuk mund të ndodhë kurrë në Kosovë

Ndërsa Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në vazhdimësi në dialog na u janë prezantuar disa modele se si mund të rregullohen të drejtat e pakicave. “Në ju japim shumë më shumë të drejta pakicave,nga se ofrojnë modelet e prezantuara. Ne i kemi pa modelet, për ne nuk vijnë në shprehje sepse shkelin vijat e kuqe te Kosovës. Ajo çka ndodhë në Bosnjë e Hercegovinë nuk mund të ndodhë kurrë në Kosovë. Gjithçka në Kosovë do të bëhet ashtu siç e kërkon Kushtetuta e Kosovës, jemi në proces të negociatave, asgjë nuk ndodhë shpejtë, ne kemi dhanë fjalën tonë dhe mbajmë fjalën tonë, presim qe BE të jetë vigjilente për të kërkuar seriozitet nga Serbia, për vendimet qe ata janë zotuar t’i zbatojnë e shpesh bëjnë sikur kane harruar ose nuk e dinë se çfarë kanë dialoguar e për çfarë janë pajtuar.

Kryediplomati kroat: Kosova ka mbështetjen e Kroacisë

(E plotësuar) Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është  takuar sot ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlic Radman.  Pas takimit bilateral të dy homologët kanë mbajtur konferencën e përbashkët për media.

Gërvalla, ka falënderuar Kroacinë për mbështetjen ndaj Kosovës, në të gjitha fushat duke veçuar edhe liberalizimin e vizave, për Këshillin Evropës dhe paqen në rajonin tonë. Sipas saj bashkëpunimi me Kroacinë është në shumë fusha, duke përmendur edhe Forumin Ekonomik, raporton RTKlive.

“Kjo datë është shumë e rëndësishme për Kroacinë. Do të shënojmë ceremoninë e shënimit të 720 vjetorit të përmendjes së parë me shkrim të këtij qyteti të vogël të banuar me kroatë”, tha ajo. Sipas saj komuniteti kroat në Kosovë dhe ai kosovar në Kroaci, janë ura lidhëse mes dy vendeve.

Kurse ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlic Radman, është se është kënaqesi tju uroj ditën e Evropës, edhe ne e festojmë gjithashtu.

“Janjeva është diaspora me e vjetër kroate. Sot kemi përmendur gjithashtu rëndësinë e përkrahjes,respektimin e të drejtave, sigurinë e pronës, ashtu siç i gëzojnë këto të drejta kosovarët në Kroaci. Kroacia e Kosova janë dy shtete mike, ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera. Kjo vizite do të shërbej ne forcimin e bashkëpunimit tonë, sidomos në ekonomi”, tha ai, raporton RTKlive.

Sipas tij Kosova e ka mbështetjen e Kroacisë për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, në BE, dhe përshëndesim vendimin për liberalizimin e Kosovës, dhe vendimin e ministrave për ta quar përpara në agjendë për pranim ne Këshillin e Evropës, Kosovën.

“Avancimi i raporteve më të mira ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i rëndësishëm,ne presim hapa përpara, dhe presim qe Kosova të jete stabile. Përshëndesim marrëveshjen për personat e zhdukur. Ne qe 30 vite kërkojmë  më shumë se 3000 persona të zhdukur”, tha ai.