Rrugë të zbrazura, ndërtesa të bombarduara dhe kratere të gjatësisë së një autobusi. Por, asnjëra nuk përbën arsye të mjaftueshme për banorët e paktë të fshatit ukrainas, Novomihajlivka, që të largohen prej aty.
Bombardimet ruse e kanë shkatërruar gjithë territorin, por aty janë ende pak banorë që kujdesen për kopshtet e tyre, apo ndonjë dhi të vetmuar.
Ushtarët ukrainas thonë se rusët po e sakrifikojnë vazhdimisht këmbësorinë në rajonet e afërta.