“Serbia duhet të kuptojë dhe të pranojë se Kosova është e pavarur. Fatkeqësisht, kjo nuk pranohet nga disa anëtarë të tjerë të Bashkimit Evropian”, tha Milanović.
Ai shtoi se në samitin e NATO-s vitin e kaluar, pas pushtimit rus në Ukrainë, ishte i vetmi që bëri thirrje që vendet evropiane, të cilat ende nuk e kanë bërë këtë, ta njohin Kosovën.
“Por është si të flasësh me një mur”. “Disa vende nuk e kanë njohur sepse kanë frikë nga precedentët që eventualisht, në një moment krize, në ndonjë rënie të imunitetit, mund të aplikohen në vendet e tyre dhe t’u merret diçka”, tha Milanović.
Kosova ende nuk është njohur nga pesë anëtarë të Bashkimit Evropian – Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja.