Pas takimit me emisarin amerikan, Gabriel Escobar, dhe atë evropian, Mirosllav Lajçak, kreu i partisë opozitare, Lidhjes Demokraike të Kosovës, tha se Kosova po futet në një situatë “shqetësuese dhe të paqartë”.
“Shqetësuese për shkak të gjendjes së relacioneve që Kosova ka me aleatët e saj, e të paqartë për shkak të mungesës së planit dhe gatishmërisë së kryeministrit të Kosovës [Albin Kurti] për koordinim me aleatët tanë”, tha kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ai tha se qytetarëve u mbetet të shohin se cilat do të jenë pasojat e raporteve të tilla të shtetit me ShBA-në, BE-në dhe NATO-n.
“Shpresojë të reflektojë [kryeministri Kurti] dhe sërish i bëj thirrje presidentes që të jetë më e zëshme, më e zëshme në këtë moment kritik”, theksoi ai.