By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dy trena dalin nga shinat në Andaluzi, duke lënë të paktën dy të vdekur dhe disa të plagosur
January 18, 2026
Bashkimi triumfon ndaj Rahovecit me 20 pikë diferencë
January 18, 2026
Kërkohet rinumërim i plotë dhe ndëshkim i deformuesve të votës
January 18, 2026
Trepça mban ritmin e fitoreve, mund Vëllaznimin me rezultat të ngushtë
January 18, 2026
Startup-i i Silicon Valley hap rezervimet për hotelin e parë në Hënë
January 18, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Përdorimi ditor i marihuanës tejkalon konsumimin ditor të pijeve alkoolike në Shtetet e Bashkuara
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Përdorimi ditor i marihuanës tejkalon konsumimin ditor të pijeve alkoolike në Shtetet e Bashkuara
Rajon / Botë

Përdorimi ditor i marihuanës tejkalon konsumimin ditor të pijeve alkoolike në Shtetet e Bashkuara

Kosova Times
Last updated: 2024/05/22 at 7:22 PM
Kosova Times Published May 22, 2024
Share
SHARE

Miliona amerikanë thonë se po konsumojnë marihuanë në baza ditore apo gati çdo ditë, sipas analizës së të dhënave të një ankete kombëtare. Numri i njerëzve që konsumojnë marihuanë, sipas këtij studimi, tashmë tejkalon numrin e atyre që konsumojnë pije alkoolike çdo ditë.

Alkooli ende ka një konsum të gjerë, por viti 2022 shënoi herën e parë që kur konsumimi i marihuanës tejkaloi atë të konsumimit të përditshëm të alkoolit, thotë autori i studimit Jonathan Caulkins nga Universiteti Carnegie Mellon.

“Rreth 40 për qind të përdoruesve të kanabisit e konsumojnë atë çdo ditë, apo gati çdo ditë, një prirje që më shumë i ngjan atij të pirjes së duhanit sesa konsumimit tipik të alkoolit,” thotë zoti Caulkins, i cili është hulumtues i politikave që lidhen me përdorimin e kanabisit.

Hulumtimi, që bazohet në të dhënat e Anketës Kombëtare për Përdorimin e Drogës dhe Shëndetit, u botua të mërkurën në revistën “Addiction”. Anketa konsiderohet si burim i qëndrueshëm i të dhënave të vetdeklaruara të përdorimit të përafërt të duhanit, alkoolit dhe drogave, sipas studimit.

Në periudhën nga viti 1992 deri në vitin 2022, shkalla e atyre që raportojnë përdorim ditor, apo gati të përditshëm të marihuanës është rritur 15 herë. Sipas zotit Caulins njerëzit tani janë më të prirë që ta raportojnë përdorimin e marihuanës ndërkohë që po rritet toleranca e publikut për ta pranuar përdorimin e saj, që mund të jetë edhe arsyeja që shpjegon këtë rritje.

Shumica e shteteve në ShBA tashmë lejojnë përdorimin e marihuanës për arsye mjekësore apo përdorim personal, ndonëse në sipas ligjeve federale përdorimi i saj vazhdon të jetë i ndaluar. Në nëntor, votuesit në Florida do të vendosin për një ndryshim kushtetues që do të mundësonte përdorimin e marihuanës për nevoja personale dhe qeveria federale po hedh hapa për të klasifikuar marihuanën si lëndë narkotike më pak e rrezikshme.

Hulumtimet tregojnë se përdoruesit e shpeshtë të marihuanës ka gjasa të krijojnë varësi ndaj saj, thotë Dr. David A. Gorelick, profesor i psikiatrisë pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Merilendit, i cili nuk ishte pjesë e studimit.

Numri i përdoruesve të përditshëm të marihuanës sugjeron se shumë njerëz rrezikohen nga përdorimi problematic i kanabisit ose nga varësia, thotë ai.

“Përdorimi i shpeshtë po ashtu rrit rrezikun e zhvillimit të psikozës që lidhet me kanabisin,” një gjendje serioze që shkakton humbjen e ndjeshmërisë me realitetin, tha ai.

You Might Also Like

Dy trena dalin nga shinat në Andaluzi, duke lënë të paktën dy të vdekur dhe disa të plagosur

HRANA: Më shumë se 3,300 njerëz kanë vdekur gjatë protestave në Iran.

Bloomberg: Trump kërkon 1 miliard dollarë për një vend të përhershëm në Këshillin e Paqes

Frikë nga Trump apo veprim sipas planit? Ushtarët gjermanë mbërritën në Grenlandë të premten dhe u larguan nga ishulli sot

Kili shpall gjendje katastrofe, zjarret mbysin 16 persona dhe detyrojnë mijëra të largohen

Kosova Times May 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

WP: Blinken luajti një rol të madh në vendimin për të furnizuar Ukrainën me F-16

Kosova Times Kosova Times May 20, 2023
Musk pengoi sulmin ukrainas në Sevastopol duke mbyllur Starlink
Vazhdojnë hetimet në RMV për incidentin me presidenten Osmani
Kurti: UP ishte një nga arritjet më të mëdha të shqiptarëve të Kosovës
Limaj kërkon votën në Suharekë, fton për bashkimin e krahut patriotik
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?