By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dy armiq të betuar janë bashkuar kundër Putinit
July 17, 2025
Reshje të rrëmbyeshme shiu godasin Korenë e Jugut: Dy të vdekur, më shumë se 1,000 të evakuuar
July 17, 2025
Horoskopi ditor për 17 korrik
July 17, 2025
Torres: SHBA nuk ka aleat më të madh se Kosovën në Ballkanin Perëndimor
July 17, 2025
Moti me diell dhe vranësira të pakta
July 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tiranë, dhunë mbi avokatin Mëngjesi, vetëdorëzohet një prej 3 agresorëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Tiranë, dhunë mbi avokatin Mëngjesi, vetëdorëzohet një prej 3 agresorëve
Lajme

Tiranë, dhunë mbi avokatin Mëngjesi, vetëdorëzohet një prej 3 agresorëve

Kosova Times
Last updated: 2024/05/29 at 7:35 PM
Kosova Times Published May 29, 2024
Share
SHARE

Në Tiranë avokati Sokol Mëngjesi, 45 vjeç, i cili është dhe një ndër mbrojtësit ligjorë të ish kryeministrit Sali Berisha, u dhunua nga në orët e para të ditës së sotme nga tre persona në zonën e njohur si ish Blloku, në qendër të kryeqytetit. Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua pasdite, ndërsa policia njoftoi se kishte identifikuar autorët, njëri prej të cilëve u vetdorëzua në mbrëmje. Sipas policisë, sulmi ndaj tij, kishte ndodhur për shkak të një procesi gjyqësor, ku ai përfaqësonte familjet e disa prej agresorëve.

Avokat Mëngjesi sapo kishte lënë fëmijën në kopsht, kur është ndalur nga dhunuesit, me të cilët mësohet se fillimisht ka debatuar, ndërsa më pas ata e kanë goditur. Njëri prej agresorëve mësohet ta ketë qëlluar disa herë pas koke. Avokati ka rënë nga forca e goditjeve dhe ka shembur më pas kokën në trotuar, duke mbetur pa ndjenja.

Ai është dërguar në Spitalin e Traumës, ku janë konstatuar endema në kokë dhe fraktura. Fillimisht gjendja e tij ka qenë e stabilizuar, por ajo u përkeqësua në orët e pasdites, dhe mjekët kanë aplikuar komën artificiale, ndërsa është vënë dhe në intubim.

Për orë të tëra, motivet e ngjarjes mbetën të paqarta, deri kur pasdite, policia e Tiranës, njoftoi se falë kamerave të shumta në zonë, kishte identifikuar autorët dhe zbardhur shkakun e sulmit të egër. Ajo shpjegoi se përveç tre personave që e kishin sulmuar avokatin, një i katërt i kishte ndihmuar të largoheshin me një automjet. Për kapjen e tyre është vënë dhe një shpërblim prej 20 mijë eurosh, për këdo që jep informacione të vlefshme.

Në momentin që Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj, po jepte konferencën për shtyp mbi ngjarjen, u njoftua se njëri prej autorëve Dorian Alia, 32 vjeç, ishte vetëdorëzuar, ndërsa tre të tjerët Romario Tabaku 26 vjeç, Drivald Alia 21 vjeç dhe Elton Kasaj 33 vjeç, janë ende në kërkim. Policia ka ndaluar ndërkohë një të afërm të njërit prej agresorëve, i cili dyshohet të jetë organizatori i sulmit ndaj avokatit Mëngjesi.

Sipas policisë, gjithçka lidhet me një proces gjyqësor, për pronat e një familjeje në Tiranë, e cila ishte përfaqësuar në gjykatë nga studio ligjore e avokatit Mëngjesi. Ndonëse gjyqi ishte fituar në dy shkallët e para të gjyqësorit, një pjesë e familjarëve kishte kundërshtuar tarifat e shërbimit të studios avokatore. Sipas policisë agresorët, të cilët kanë lidhje gjaku e krushqie me njëri tjetrin, i përkisnin këtij grupi që nuk ishte pajtuar të paguante studion e avokatisë për shërbimin e dhënë.

Dhoma e Avokatisë reagoi per ngjarjen duke deklaruar ndër të tjera se “kërcënimi i avokatëve, jo vetëm cenon rëndë misionin e avokatit në ushtrim të profesionit të tij, por krijon situata të vështira që duhet të vlerësohen maksimalisht”.

Avokat Mëngjesi, mban titullin Profesor dhe është pedagog pranë Fakultetit të Drejtësisë. Universiteti i Tiranës, duke dënuar sulmin ndaj tij, shprehet në një deklaratë se pret dhe beson “që policia dhe prokuroria të zbardhi sa më shpejt autorët dhe motivet e këtij sulmi kriminal dhe të rrezikshëm”.

Ndërsa motivet nuk ishin zbardhur ende, ngjarja nuk i shpëtoi gjatë ditës ngjyrimeve politike. Zëdhënësja e grupit të Rithemelimit, Floriana Garo reagoi me tone të ashpra duke drejtuar gishtin e përgjegjësisë ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Ky është një akt kriminal dhe hakmarrje e verbër, primitive e Edi Ramës ndaj profesor Sokol Mëngjesit, sepse ai së bashku me kolegët e tij, faktuan para shqiptarëve me prova dhe dokumente zyrtare të pakundërshtueshme, se procesi gjyqësor kundër kryetarit të Partisë Demokratike është një proces kryekëput politik i bazuar ne një piramidë mashtrimi, siç është çështja e Klubit Sportiv Partizani”, u shpreh ajo në një deklaratë.

Menjëherë më pas erdhi reagimi i ministrit të Brendshëm Taulant Balla, i cili ndërsa thotë se është interesuar personalisht për rastin e avokatit, si pranë kolegëve të tij ashtu dhe pranë mjekëve të spitalit, foli për “gënjeshtra” të nxitura nga ish kryeministri Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie.

“Shpreh keqardhjen që nga kati i 8 hidhet edhe në këtë rast një kazan me helm për publikun, me qëllimi vetëviktimizimin politik të një të korruptuari madhor”, shkruajti zoti Balla në një postim në Facebook.

You Might Also Like

Torres: SHBA nuk ka aleat më të madh se Kosovën në Ballkanin Perëndimor

Moti me diell dhe vranësira të pakta

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

UGSh kërkon zbardhjen e sulmit anonim mbi automjetin e gazetares Jonida Qirko në Gjirokastër

Gjykata e Moskës arreston prezantuesen televizive Tatyana Lazareva në mungesë

TAGGED: #Avokat, #Dhunë, #Sokol Mëngjesi, #Vetëdorëzim
Kosova Times May 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Abbott qëndron në FFK, kujton pritjen që iu bë Kombëtares angleze

Kosova Times Kosova Times February 14, 2024
Publikohet raporti mbi potencialin e 15 komunave në investimet kapitale
Izraeli sulmoi zonën humanitare në Gaza, mes të vrarëve ishte edhe kreu i policisë së Hamasit
Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë
Milatoviq priti liderët rajonalë përpara fillimit të procesit Brdo – Brioni
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?