By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 24, 2026
Gazetari vullnetar serb : Nga dëshmitar i dhunës në pjesëmarrës të saj
January 23, 2026
Ideologu i Kremlinit prezenton vizionet e nje Rusie ideale
January 23, 2026
Moti në vikend, kryesisht i vranët me riga shiu e temperatura të ulëta
January 23, 2026
Ministri iranian fyen ashpër Zelenskyn, thotë: “Ndryshe nga ju, ne nuk kërkojmë ndihmë nga të huajt”
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Epoka e mashtrimit!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Epoka e mashtrimit!
Opinion

Epoka e mashtrimit!

Kosova Times
Last updated: 2024/07/10 at 7:56 AM
Kosova Times Published July 10, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Mendjemadhësia është “mbretëresha” e egoizmit. Kur njeriu mendon se vlen shumë më shumë sesa është në të vërtetë, i duket vetja se është më i madh se të tjerët, ai në fakt vlen më pak se një njeri i zakonshëm. Kjo veti e keqe e njeriut dëmton raportet shoqërore dhe marrëdhëniet ndërvellëzërore.

Trajtimi selektiv i qytetarëve dhe mërgimtarëve

Tek njerëzit e pushtetit, mendjemadhësia, egoizmi dhe mosmirënjohja janë veti të manifestuara në forma dhe trajta të ndryshme, të shoqëruara me egon për pushtet të pakufishëm dhe për pasurim të paligjshëm nga karrigia e pushtetit. Por, dëshira dhe egoja për pushtet është më e zgjuar dhe më e fuqishme tek politikanët në opozitë për rikthim të pushtetit.

Mjafton t’i shikoni krerët shtetëror dhe partiak, për të parë se sa mosmirënjohës janë ndaj të gjitha shtresave të popullsisë, e në veçanti ndaj intelektualëve dhe atdhetarëve, ndaj analistëve dhe gazetarëve që mendojnë ndryshe nga ta.

E tmerrshme është mosmirënjohja ndaj aktivistëve dhe veprimtarëve të viteve të ’90-ta, me çfarë indiference i injorojnë luftëtarët e lirisë, invalidët dhe veteranët të cilët janë braktisur në tërësi nga liderët shtetëror dhe partiak.

Liderët tonë partiak dhe shtetëror janë shembulli më i keq negativitetit njerëzor, janë soji më i keq i mashtruesve dhe egoistëve, të kthyer në mohues të çdo gjëje, duke anashkaluar çdo meritë të atyre që kanë dhënë gjithçka për çlirimin e vendit.

Nodh kështu për faktin se liderët tonë shtetëror dhe partiak vuajnë nga kompleksi i inferioritetit dhe paranoja, të cilët i shohin si kërcënim të arriturat dhe meritat e të tjerëve.

Liderët shtetëror dhe partiak me paturpësi e mohojnë gjakun e dëshmorëve dhe i mashtrojnë popullin me dogma ideologjike për kinse barazinë qytetare e cila nuk ekziston në jetën e përditshme dhe as prapa grilave siç e përshkojë i arratisuri nga Burgu i Smrekovnicës!

Liderët shtetëror dhe partiak e shfrytëzojnë popullin vetëm si “mish top” gjatë fushatave elektorale për grumbullimin e votave, për t’i harruar më pas dhe duke i përdorur si skllevër për katër vite të tjera. Kaq vlerë ka vota e jonë!

Ata që mashtrojnë kthehen në lypsarë të votës së qytetarëve

Qytetarët e vendit derisa t’ua dhënë votën politikanëve “i gëzojnë të gjitha mrekullitë e botës”, më pas mbeten me gishta në gojë pa e shijuar asnjë nga mrekullitë e premtuara, pa asnjë të drejt të garantuar, pa mirëqenie dhe pa sigurime shëndetësore!

Kur jemi të shëndeti, pacientët që shkojnë në QKUK i pret haraçi, duke filluar nga pagesat për parking të automjeteve e deri tek pagesat e çdo shërbimi mjekësor, i cili varion nga gjendja shëndetësore dhe socio-ekonomike e tyre.

Pra, liderët shtetëror dhe partiak, për interesa dhe për përfitime personale derisa t’i arrijnë synimet dhe qëllimet e tyre djallëzore gënjejnë dhe mashtrojnë, kthehen në lypsarë të votës duke organizuar takime në çdo lagje e në çdo fshat, në çdo shtet dhe qytet evro-perëndimorë duke blerë vota dhe korruptuar qytetarët e devotshëm dhe mërgimtarët e mallëngjyer për vendlindjen e tyre.

Politikanët, me t’u akomoduar në luksin e pushtetit, i harrojnë qytetarët dhe mërgimtarët, e më së keqi i braktisin edhe bashkortakët apo sekserët e tyre në diasporë, të cilëve nuk ua hapin më as telefonin!

Zakonisht mirënjohjet dhe dekoratat nga pushtetarët ndahen në prag të fushatave zgjedhore dhe atë sipas preferencave partiake, interesave personale dhe lidhjeve nepotike. Të merituarit nuk vlerësohen, ata harrohen qëllimshëm, më përjashtim të atyre që i korruptojnë me ryshfet në këmbim të një mirënjohje apo dekorate, të cilës më nuk i mbetet asnjë vlerë.

Po e përfundoj shkrimin me refrenet e këngës “Amaneti i Clown-it: “Kisha dasht diçka me ndrrue të këta njerëz që diellin ma kanë nal, sa shumë vjet kam andrrue, kam besue,…Zotit ju kam lut dielli me dal, janë këta njerëz që e kanë teprue, shumë kanë kushte rrenat e tyre, janë tu m’çue atje ku vetën nuk muj ma me gjetë”! Askush nuk e di, kur do t’i vije fundi epokës së mashtrimit?!

You Might Also Like

Shteti i së drejtës nuk mbrohet duke lejuar gjykatat të ndryshojnë përbërjen e qeverisë! Kushtetuesja do e mund arsyetimin e SPAK-ut…

Trump sulmon ashpër Evropën, e quan Danimarkën ‘mosmirënjohëse’, kërkon Groenlandën në Davos

Një Holodomor me Temperaturë të Ulët

Pse Rusia hyri në luftë kundër Ukrainës

Krishtlindja e politikës së madhërisë serbe të turpit

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times July 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Reçica e Rama akuzojë njëri-tjetrin për gjendjen në KRM `Pastrimi`

Kosova Times Kosova Times May 8, 2025
Ata që mbollën tradhtinë në zemër të Kosovës dhe ia dhanë Serbisë “Republika Srpska”
Policia sekuestron kokainë dhe armë në Ferizaj, arrestohet një person
Bota është e tronditur nga tmerri në Sudan. Çfarë po ndodh vërtet atje?
Harmonizimi i mendjes me shpirtin!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?