By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Putin dhe vullnetarët me çaj dhe ëmbëlsira: presidenti rus vizitoi rajonin Kursk në kufirin me Ukrainën
May 21, 2025
Eksportet bujqësore shqiptare rritje me gati 4 herë brenda një dekade
May 21, 2025
VIDEO: Figura kryesore në Mexico City të vrarë në mes të ditës në rrugë. Vrasësi i kapur në kamera
May 21, 2025
Republikanja publikoi videon. “Ish-i fejuari im më filmoi lakuriq pa pëlqimin tim”
May 21, 2025
Putini po i vonon negociatat sepse diçka shumë e rëndësishme po ndodh në fushën e betejës
May 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: OSBE: Miratimi i Ligjit të ri për mediat në Kosovë, cenon pavarësinë e KPM-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > OSBE: Miratimi i Ligjit të ri për mediat në Kosovë, cenon pavarësinë e KPM-së
Lajme

OSBE: Miratimi i Ligjit të ri për mediat në Kosovë, cenon pavarësinë e KPM-së

Kosova Times
Last updated: 2024/07/11 at 3:25 PM
Kosova Times Published July 11, 2024
Share
SHARE

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar lidhur me miratimin në Kuvendin e Kosovës të Projektligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave.

OSBE shprehet e shqetësuar lidhur me miratimin e këtij Projektligji.

“KPM-ja luan një rol kyç në kornizën rregullative të mediave të Kosovës. Aftësia e saj për të vepruar në mënyrë të pavarur dhe profesionale ka qenë çelësi i besueshmërisë dhe autoritetit të saj. Ekspertët ndërkombëtarë për të drejtën e medias dhanë, në emër të Këshillit të Evropës, Bashkimit Evropian dhe OSBE-së, rekomandime të detajuara për përafrimin e ligjit me standardet ndërkombëtare. Megjithatë, për fat të keq, shumica e këtyre rekomandimeve nuk janë pasqyruar në ligjin e miratuar”, thuhet në reagimin e OSBE-së.

Tutje OSBE ka theksuar se rekomandimet kryesore të ekspertëve të cilat nuk janë marrë parasysh kanë reflektuar shqetësime rreth dispozitave të reja të cilat do të kenë ndikim në përbërjen, rolin dhe përgjegjësitë e KPM-së, si dhe në procedurat për zgjedhjen e anëtarëve të rinj dhe kushtet e shërbimit për të zgjedhurit.

“Rekomandimet mbi rolin dhe përgjegjësitë e KPM-së gjatë fushatave zgjedhore gjithashtu nuk janë marrë parasysh. Zgjerimi i juridiksionit të KPM-së në mediat sociale, i shoqëruar me mungesën e kritereve të qarta për bllokimin e përmbajtjeve të dëmshme, ngre shqetësime për proporcionalitetin dhe ka implikime të mundshme për lirinë e shprehjes. U bënë disa përpjekje për të rishikuar disa nene për të arritur qartësi ligjore dhe për të futur masa mbrojtëse procedurale, por ligjit ende i mungojnë mekanizmat efektivë të vetë-rregullimit”, thuhet tutje në reagim.

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka shtuar se ndërsa mirëpresim futjen e rregulloreve në lidhje me pronësinë dhe përqendrimin e mediave, vërejmë gjithashtu se, siç janë hartuar, atyre u mungon qëndrueshmëria procedurale.

“Ekspertët ndërkombëtarë ofruan komentet dhe rekomandimet e tyre në përpjekje për të siguruar që ky legjislacion i ri jo vetëm që do të pasqyronte standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira, por gjithashtu do të ishte i përshtatshëm për qëllimin, që do të forconte Komisionin e Pavarur të Mediave dhe do të ruante pavarësinë shumë të rëndësishme të këtij organi.

Misioni i OSBE-së mbetet i përkushtuar për të mbështetur Kosovën në përafrimin e legjislacionit të saj për të përmbushur standardet më të larta ndërkombëtare.

Do të jetë e rëndësishme që ligji i miratuar tani të jetë objekt i një rishikimi të plotë, ​​gjatë të cilit duhet të kërkohen pikëpamjet e ekspertëve kosovarë dhe ndërkombëtarë. Ndërkohë ne jemi të gatshëm si gjithmonë për të mbështetur KPM-në me këshilla të ekspertëve dhe ngritjen e kapaciteteve”, thuhet në fund të reagimit. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Moti në Shqipëri me vranësira mesatare

Moti sot i vranët dhe intervale me diell

Osmani sot nis vizitën shtetërore në Zvicër

Kurti: PDK-së i duhet minimalisht edhe një mandat në opozitë

Kurti: Glauku po vjen në ekzekutiv, Albulena po kthehet në legjislativ

TAGGED: #Cenon pavarësinë e KPM-së, #Ligji për mediat në Kosovë, #OSBE
Kosova Times July 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vatikan: Kirurgjia e ndryshimit të seksit dhe zëvendësimi janë shkelje të rënda të dinjitetit njerëzor

Kosova Times Kosova Times April 8, 2024
Para takimit të Ohrit, liderët e Kosovës sot takojnë emisarin amerikan
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund ta padisin shtetin shkaku i ajrit të ndotur
Aksident zingjiror në Gjakovë, tre të lënduar
Poema dhe Diamanti dy foshnjat e para të lindura në vitin 2025
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?