Shkruan: Gjon KEKA
Katër figurat mbikohore të kombit tonë arbëror që kishin orientim të qartë evropian.
Të gjithë këta e donin kombin tonë brenda familjes evropiane, sepse e dinin që atdheu i përbashkët i kombit tonë është Europa si familje e kombeve dhe si civilizim.
Por ajo që i bënë historikisht më interesante figurat e Gjergj Kastriotit (Skënderbeut), dr. Pjetër Bogdanit, dr. Ibrahim Rugovës dhe Ismail Kadares është fakti se, me intuitën e shkëlqyer të tyre, që zakonisht u përket njerëzve të mëdhenj, fisnik, vizionar, e të urtë, këta donin marrëdhënie të ngushta që lidhin natyrshëm kombin arbëror me familjen evropiane. E them natyrshëm, nga përkatësia e përbashkët evropiane.
Me pak fjalë, jo rastësisht kryeheroi ynë Gjergj Kastrioti u bë mbrojtësi i civilizimit evropian, jo rastësisht dr. Pjetër Bogdani i priu dardanëve kundër pushtuesit otoman së bashku me evropianët e kohës së tij, jo rastësisht presidenti dr. Ibrahim Rugova u bë dardani i urtë i Kosovës evropiane, dhe jo rastësisht shkrimtari Ismail Kadare u bë promovuesi i madh i figurave evropiane të kombit tonë, si: Gjergj Kastriotit(Skënderbeut) dhe Nënë Terezës dhe nëpërmjet romaneve të tij të përkthyera në shumë gjuhë të botës.