Kolesteroli i lartë shkaktohet kryesisht nga ngrënia e ushqimeve të yndyrshme, mungesa e ushtrimeve fizike, mbipesha, pirja e duhanit dhe pirja e alkoolit. Mund të jetë edhe i trashëgueshëm.
Kolesteroli i larte mund të bllokojë enët e gjakut, gjë që rrit më pas shanset për të pasur probleme me zemrën ose goditje në tru, thotë NHS.
Nëse jeni të shqetësuar për kolesterolin e lartë dhe nuk e keni kontrolluar më parë, një test i thjeshtë mund t’ju ndihmojë të zbuloni se çfarë është. Mjekja britanike Monica Wasserman shpjegon se si funksionon testi.
– Kryerja e një testi të këmbës mund të ndihmojë në përcaktimin nëse keni kolesterol të lartë apo edhe sëmundje koronare të zemrës për shkak të kolesterolit të rritur. Për të ditur nëse keni kolesterol të tepërt në trupin tuaj, shtypni butësisht në pjesën e poshtme të këmbës me një gisht. Nëse ka një gropë ose vrimë të dukshme në pjesën e poshtme të këmbës, kjo tregon se niveli i kolesterolit është shumë i lartë, thotë ajo, duke theksuar se ky test tregon se kolesteroli i tepërt ngadalëson rrjedhjen e gjakut.