By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Tensione të rrezikshme midis Kinës dhe Japonisë, një seri incidentesh. Reagojne ShBA
December 10, 2025
Papa kritikon Trumpin për komentet mbi Evropën
December 10, 2025
Horoskopi ditor për 10 dhjetor
December 10, 2025
Babai iku nga makina që po digjej dhe e la vajzen (2) te digjet?!
December 9, 2025
Një ushtar rus me kontratë, duke u kthyer nga robëria, qëlloi dhe vrau shtatë nga ushtarët e tij.
December 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dhjetëra refugjatë ukrainas detyrohen të flenë në rrugët e Hungarisë, pas një ndryshimi ligjor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Dhjetëra refugjatë ukrainas detyrohen të flenë në rrugët e Hungarisë, pas një ndryshimi ligjor
Rajon / Botë

Dhjetëra refugjatë ukrainas detyrohen të flenë në rrugët e Hungarisë, pas një ndryshimi ligjor

Kosova Times
Last updated: 2024/08/22 at 8:01 PM
Kosova Times Published August 22, 2024
Share
SHARE

Dhjetëra refugjatë ukrainas, shumica e të cilëve fëmijë, e kaluan natën duke fjetur në rrugë në Hungari, pasi Qeveria hungareze vendosi të mos paguajë më për strehimin e tyre.

Refugjatët u dëbuan në rrugë, për shkak të një dekreti të nënshkruar nga kryeministri nacionalist Viktor Orban, i cili hyri në fuqi më 21 gusht.

Dekreti e kufizon mbështetjen e shtetit për refugjatët që kanë shkuar në Hungari nga pjesë të Ukrainës, për të cilat Budapesti thotë se nuk janë të prekura nga pushimi i plotë dhe nga lufta që i ka nxitur Rusia.

“Prej se u publikua dekreti i Qeverisë, ne i kemi paralajmëruar vazhdimisht palët e përfshira dhe organizatat civile për këtë problem, me shpresën se do të ketë ndonjë zgjidhje. Kjo nuk duhet të ndodhë në një shtet të bazuar në sundim të ligjit”, tha për REL-in Magdolna Szecsi, eksperte në Fondacionin e Kolegjit Civil në Hungari.

Szecsi tha se shumë prej atyre që u nxorën në rrugë janë nga rajoni i Transkarpateve, të cilët nuk duan të kthehen në Ukrainë, ku kushtet e tyre të jetesës janë “çnjerëzore”. Në Transkarpati, e perëndim të Ukrainës, jeton një komunitet i madh etnik hungarez.

Prej se u zhvendosën në Hungari, sipas saj, ata filluan të integrohen duke i dërguar fëmijët e tyre në shkollë dhe duke punuar. Megjithatë, pa ndihmë shtetërore për strehim, ata nuk mund të paguajnë një vend për të jetuar.

“Nuk e di se çfarë zgjidhje mund të gjendet, por është e sigurt se këta njerëz nuk duan të largohen nga këtu”, shtoi ajo.

Sipas Qeverisë hungareze, 13 rajone në Ukrainë aktualisht pranohen si të prekura drejtpërdrejt nga lufta. Derisa të gjitha pjesët e Ukrainës kanë qenë në shënjestrën e sulmeve nga Rusia, vija e parë e frontit të luftës kalon kryesisht nëpër pjesët lindore dhe jugore të vendit.

Norbert Pal, komisionari qeveritar përgjegjës për ata që kanë ikur nga Ukraina, tha se dekreti është “i arsyeshëm dhe proporcional” dhe se ata që “donin ta merrnin veten në Hungari, kanë qenë në gjendje ta bëjnë këtë”.

Javën e kaluar, agjencia e OKB-së për refugjatët, UNHCR, shprehu “shqetësim” për ligjin duke thënë se deri në 3.000 ukrainas mund të humbasin qasje në strehimin e paguar.

“UNHCR vazhdimisht u bën thirrje vendeve anëtare të BE-së që të interpretojnë dhe zbatojnë Direktivën e Mbrojtjes së Përkohshme në mënyrë të pandërprerë dhe gjithëpërfshirëse. Direktiva gjithashtu kërkon që Hungaria t’u sigurojë atyre me status azili strehim dhe strehim të përshtatshëm,” tha ajo në një deklaratë.

“Rrjedhimisht, UNHCR i kërkon Qeverisë hungareze të rishikojë amendamentin aktual. Të gjitha ndryshimet në lidhje me akomodimin kolektiv duhet të jenë graduale dhe duhet të merren masa adekuate për të parandaluar që dikush të mbetet i pastrehë ose të detyrohet të jetojë në skamje si rezultat i ndryshimeve,” shtoi ai.

You Might Also Like

Tensione të rrezikshme midis Kinës dhe Japonisë, një seri incidentesh. Reagojne ShBA

Papa kritikon Trumpin për komentet mbi Evropën

Babai iku nga makina që po digjej dhe e la vajzen (2) te digjet?!

Një ushtar rus me kontratë, duke u kthyer nga robëria, qëlloi dhe vrau shtatë nga ushtarët e tij.

Heshtja e Pekinit: Evropa dështon ta bindë Kinën të ushtrojë presion mbi Rusinë

TAGGED: #Hungari, #Refugjatë ukrainas
Kosova Times August 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ekonomi

Gjendet salmonela në një ngarkesë me mish pule nga Rumania në Prizren

Kosova Times Kosova Times November 12, 2025
Fitore bindëse e kampionëve
Një grua u gjet e vdekur në banesën e vet në Gjilan
Udhëtime të përbashkëta, telefonata dhe plane – Trump dhe Musk janë të pandashëm. Nga erdhi kjo?
Ndahen çmimet për dramë origjinale shqipe ‘Katarina Josipi’
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?