Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri të ditur se Policisë së Kosovës dhe Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës po bashkëpunojnë rreth materiali arkivor të konfiskuar në komunat paralele dhe strukturat tjera ilegale të Serbisë.
Kurti, në një postim në Facebook, tha se ky material që i takon periudhës 1943-2000 e që është mbajtur ilegalisht deri tani, pas përpunimit, do të mund të përdoret për nevoja dhe qëllime hulumtuese.
“Bashkëpunim efikas ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës. Materiali arkivor që në masë të madhe i takon periudhës 1943-2000, e që për gjithë këto vite është mbajtur ilegalisht nga komunat paralele dhe strukturat tjera ilegale të Serbisë, pas përpunimit nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës do të mund të përdoret për nevoja dhe qëllime hulumtuese”, ka shkruar Kurti në Facebook.