Manchester City ka marrë një fitore të vështirë 2-1 ndaj Brentfordit në ndeshjen e Javës së katërt të Premier League, të zhvilluar në “Etihad Stadium”.
Ndeshja nuk ka filluar aspak mirë për City, pasi Brentford ka gjetur golin qysh në sekondën e njëzet e dytë përmes Yoane Wissa.
Megjithatë, City është rikthyer fuqishëm dhe e ka përmbysur rezultatin para fundit të pjesës së parë. Erling Haaland ka shënuar dy gola, fillimisht në minutën e nëntëmbëdhjetë e më pas në minutën e tridhjetë e dytë.
Pjesa e dytë nuk ka sjellë më gola, me Haaland që i është afruar edhe golit të tretë, por që është ndalur nga shtylla dhe disa pritje të portierit të Brentford.
Me këtë fitore, Manchester City vazhdon kryesimin e Premier League.