21 persona janë plagosur, prej tyre dy në gjendje të rëndë, si rezultat i një shpërthimi në një fabrikë makaronash sot në Hendek, Sakarya, në veriperëndim të Turqisë.
Shërbimet e urgjencës nga qendra e qytetit dhe zonat përreth janë dërguar me shpejtësi në vendngjarje.
Një punonjës u shpëtua nga zjarrfikësit duke përdorur një vinç dhe mori trajtim mjekësor përpara se të transportohej në spital.
Ministri i Drejtësisë Yilmaz Tunc njoftoi se Kryeprokuroria Publike ka nisur një hetim për të përcaktuar shkakun e shpërthimit.