Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në orët e pasditës në Zahaq të Pejës. Sipas policisë në këtë aksident janë përfshirë tri vetura.
Lajmin e ka konfirmuar për RTKlive zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim në spitalin e Pejës. Prej tyre, katër janë liruar e tre të tjerë po trajtohen ende.
“Rreth orës 17:28, policia është njoftuar për një aksident në Zahaq të Pejës, në magjistralen Pejë-Prishtinë”. Në aksident janë përfshirë tri vetura, ku shtatë persona janë dërguar në emergjencën e Spitalit rajonal në Pejë. Katër janë liruar, tre kanë mbetur për trajtim të mëtejshëm. Sipas mjekut kujdestar, të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi.