By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dy armiq të betuar janë bashkuar kundër Putinit
July 17, 2025
Reshje të rrëmbyeshme shiu godasin Korenë e Jugut: Dy të vdekur, më shumë se 1,000 të evakuuar
July 17, 2025
Horoskopi ditor për 17 korrik
July 17, 2025
Torres: SHBA nuk ka aleat më të madh se Kosovën në Ballkanin Perëndimor
July 17, 2025
Moti me diell dhe vranësira të pakta
July 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Von der Leyen takon liderët e Ballkanit Perëndimor: Ato e kanë vendin në BE
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Von der Leyen takon liderët e Ballkanit Perëndimor: Ato e kanë vendin në BE
Ballina 1Lajme

Von der Leyen takon liderët e Ballkanit Perëndimor: Ato e kanë vendin në BE

Kosova Times
Last updated: 2024/09/19 at 3:21 PM
Kosova Times Published September 19, 2024
Share
SHARE

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u takua në Bruksel me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor për një drekë pune, me të cilët diskutoi për zgjerimin dhe për një plan ekonomik kushtuar atyre.

Në një shkrim në X pas takimit, Von der Leyen tha se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë vendin në Bashkim Evropian.

“Sot i prita liderët e gjashtë partnerëve nga Ballkani Perëndimor. Që të gjitha gjashtë vendet e kanë vendin në Evropë. Pikërisht për këtë jemi duke punuar. Njëkohësisht, ne jemi duke i sjell ekonomitë dhe tregjet e tyre më afër tonave me Planin tonë të Rritjes prej 6 miliardë eurosh për rajonin”, shkroi ajo.

Në drekën e punës morën pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Borjana Krishto, kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se bëri thirrje që të trajtohet aplikimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe Kosovës t’i jepet pyetësori dhe statusi i vendit kandidat për anëtarësim.

Kosova aplikoi për anëtarësim në BE më 15 dhjetor të vitit 2022, dhe tani ajo mbetet vendi i vetëm në rajon që nuk ka statusin e vendit kandidat.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se gjatë drekës u bisedua për planet e Komisionit të ri Evropian dhe për iniciativat strategjike, korridoret e gjelbra dhe rrugën evropiane.

Sipas tij, presidentja Von der Leyen kishte një qëndrim pozitiv ndaj zgjerimit.

Plani i Rritjes

Në drekën e punës u diskutuan mbi agjendën reformuese që të gjitha vendet, përveç Bosnjë e Hercegovinës, e dorëzuan me kohë në Bruksel.

Bëhet fjalë për reformat që lidhen, ndër të tjera, me sundimin e ligjit, demokracinë, reformat institucionale, parandalimin e korrupsionit dhe konflikteve të interesit, si dhe ndërmarrjen e hapave të nevojshëm për të siguruar që fondet të mos keqpërdoren.

Për të marrë fondet financiare nga Plani i Rritjes, çdo shtet nga Ballkani Perëndimor ishte i obliguar të dërgonte agjendën reformuese.

Kurti u shpreh se Kosova ka qenë një ndër vendet e para që ka dorëzuar Agjendën e Reformave, duke treguar kështu përkushtimin e saj për Planin e Rritjes.

Vuçiq tha se Serbia së shpejti do të marrë këstin e parë prej 112 milionë eurosh nga Plani i Rritjes.

Vuçiq shtoi se, sa i përket kushteve “të gjithë kriteret nga agjenda reformuese, nga ndihma shtetërore, tenderët publikë, të gjitha i kemi përmbushur dhe i kemi nënshkruar”.

“Mendoj se vetëm një vend nuk ka ardhur me kriteret themelore të përmbushura. Një i tillë nuk do të mund të dëmtojë përparimin e të tjerëve, ky është një parim i mirë”, tha Vuçiq.

Radio Evropa e Lirë mësoi se dokumenti mbi Planin e Rritjes që Bosnja e Hercegovina i dorëzoi Brukselit nuk plotëson kriteret për të qenë i pranueshëm për Komisionin Evropian (KE).

Siç merret vesh, Bosnja e Hercegovina ka dërguar një dokument të paplotë që nuk reflekton të gjitha rekomandimet e KE-së.

Bosnja dhe Hercegovina ka humbur kështu afatin për të dërguar në kohë agjendën reformuese që është e nevojshme për të marrë fonde financiare nga Plani i Rritjes për rajonin.

Von der Leyen me këtë takim po ashtu dëshmoi se edhe në mandatin e ri do t’i kushtojë kujdes të veçantë këtij rajoni dhe në përgjithësi procesit të zgjerimit të BE-së.

Sipas një përllogaritje jozyrtare, Kosova do të mund të përfitojë mbi 880 milionë euro nga ky Plan i Rritjes.

Për Kosovën dhe për Serbinë, përveç kritereve të përgjithshme që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, kusht për të përfituar nga ky Plan i Rritjes është edhe angazhimi konstruktiv në procesin e normalizimit të raporteve mes tyre, që përfshin edhe zbatimin e të gjitha obligimeve nga procesi i dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

You Might Also Like

Torres: SHBA nuk ka aleat më të madh se Kosovën në Ballkanin Perëndimor

Moti me diell dhe vranësira të pakta

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

UGSh kërkon zbardhjen e sulmit anonim mbi automjetin e gazetares Jonida Qirko në Gjirokastër

Gjykata e Moskës arreston prezantuesen televizive Tatyana Lazareva në mungesë

TAGGED: #Liderët e Ballkanit Perëndimor, #Ursula von der Leyen
Kosova Times September 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Suedia shqyrton dërgimin e avionëve luftarakë në Ukrainë

Kosova Times Kosova Times September 12, 2023
40 vjet burgim për dhunuesit e 11-vjeçares
Shefi i Konferencës së Sigurisë të Munihut: Rusia mund ta sulmojë NATO-n
Hoti thotë se shtyrja e regjistrimit të popullësisë sjell pasoja, i liston ato
Walker: Ndihemi rehat edhe me rolin e favoritit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?