By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti takim me bashkatdhetarë në Zurich të Zvicrës
December 13, 2025
Një i lënduar nga aksidenti në Prishtinë
December 13, 2025
KOK: Përmbyllen takimet koordinuese për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030
December 13, 2025
Osmani: Shpresojmë që të merret vendimi për njohjen nga Vatikani
December 13, 2025
PZAP certifikon kandidatët për deputetë të Listës Serbe
December 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: PDK e AAK reagojnë për audio-incizimet, përgjigjet Kusari-Lila
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > PDK e AAK reagojnë për audio-incizimet, përgjigjet Kusari-Lila
Lajme

PDK e AAK reagojnë për audio-incizimet, përgjigjet Kusari-Lila

Kosova Times
Last updated: 2024/10/10 at 11:42 AM
Kosova Times Published October 10, 2024
Share
SHARE

Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se nuk do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me lëvizjen Vetëvendosje në Kuvend derisa sipas tyre kryetare e këtij grupi është një person që koordinimin për vendimmarrjen në Kuvend e bënë me kryeterroristin Milan Radoiçiq.

Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se nuk do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me lëvizjen Vetëvendosje në Kuvend derisa sipas tyre kryetare e këtij grupi është një person që koordinimin për vendimmarrjen në Kuvend e bënë me kryeterroristin Milan Radoiçiq.

Shefi i Deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri në një konferencë për media bëri të ditur se do të kërkojnë që seanca  e paraparë për sot të shndërrohet në debat ku do të hidhej dritë mbi këtë çështje.

“Ne do të kërkojmë që të gjitha pikat të zhvendosen. Sot duhet tu jepet mundësi të gjithë deputetëve të diskutojnë për këtë çështje. Duhet të hidhet dritë e të nxirren fakte të reja. Përpos këtyre dy çështjeve përpos faktit që kryeterroristi Radoiciq na ka përcaktuar pagën minimale dhe që paska pasur edhe kandidat të tij për Gjykatë Kushtetuese nga radhët e shqiptarëve, cilat janë kërkesat që i janë plotësuar Milan Radoiçiqit”, tha ai.

Tahiri e quajti të kontaminuar e të kriminalizuar këtë legjislaturë.

“Vendimmarrjen na ka përcaktuar kryeterroristi Milan Radoiciq e krejt këtë situatë e bënë më të rëndë fakti që kryeterroristi Milan Radoiqiq ëhstë vrasësi direkt i policit tonë Afrim Bunjaku apo mund të jetë njëri nga ushtarët e tij.  Si mund të vazhdojë një normalitet e  si mund të vazhdojë kjo legjislaturë punën e saj kur kemi aq thellë të involvuar terroristë të tillë, një njeri që është në listën e zezë të SHBA për shkak të aktiviteteve kriminale”, tha Tahiri.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është spiuni i Serbisë, duke komentuar publikimin e një përgjimi të ri në të cilën është përfshirë shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Haradianj ka theksuar se është hera e parë në historinë e Kosovës, që është bashkuar vota e shqiptarëve me serbë në Listën Serbe kundër UÇK-së.

““Kurrë, hera e parë në historinë e Kosovës, që është bashkuar vota e shqiptarëve me serbë në Listën Serbe kundër UÇK-së, është Albin Kurti. Dhe po ashtu është vërtetuar se për këtë votë, janë marr vesh pas shpinës së Kosovës. Nëse edhe kësaj nuk ia dimë emrin si quhet, kush para këtyre njerëzve në Kosovë se ka bërë këtë, kjo tregon se Kosovën e udhëheq njeriu i Serbisë, spiuni i Serbisë”, u shpreh Haradinaj.

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari Lila i ka quajtur të fabrikuara audio-incizimet e publikuara një ditë më parë për çka tha se sot ka qenë në Polici e Prokuroi e rasti do t’i bashkohet kallëzimit penal që një vit më herët dorëzoi për ish-deputetin Slavko Simiq.

“Incizimet e mbrëmshme janë të fabrikuara për të cilat unë sot kam qenë në Policinë e Kosovës dhe në Prokurori dhe do t’i bashkëngjitet rastit që vitin e kaluar kam dorëzuar kallëzimin penal për ish- deputetin Slavko Simiq. Një manipulim dhe një montazhë e asaj natyre që synon të vë në dyshim e në pikëpyetje integritetin e personalitetin tim, pozicionimin politik timin, të Lëvizjes Vetëvendosje e të pozitës nuk ka asnjë qëllim tjetër përveç ta përdorë Listën Serbe si faktor politik përkundrejt që Lista Serbe zyrtarisht që dy vite e gjysmë nuk e ka asnjë ndikim në Kuvendin e Kosovës. Fatkeqësia është se atyre që po u mungon e po mundohen që me fabrikime ta sjellin Listën Serbe në opinion ta pastrojnë personalitetin e Radoiciqit prej krimineli”, theksoi ajo.

Aipas saj, në maj të vitit 2022 me 74 vota për ka kaluar në lexim të parë Ligji për Pagën Minimale.

“Grupi i LVV-së me atë multientik i kanë 64 deputet. Asnjë bisedë paraprake, asnjë kërkesë për mbështetje nuk i është bërë Listës Serbe. Në të kundërtën janë pyetur pse kanë hyrë në sallë në momentin kur ka dalë PDK-ja nga salla. Ka qenë darkordim e konspiracion i tyre i përbashkët për ta nxjerrë atë foto që sot po del në media”, theksoi ajo.

You Might Also Like

Kurti takim me bashkatdhetarë në Zurich të Zvicrës

Një i lënduar nga aksidenti në Prishtinë

KOK: Përmbyllen takimet koordinuese për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030

Osmani: Shpresojmë që të merret vendimi për njohjen nga Vatikani

PZAP certifikon kandidatët për deputetë të Listës Serbe

TAGGED: #AAK, #Milan Radojçiq, #Mimoza Kusari Lila, #PDK
Kosova Times October 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Vendet arabe s’i ndryshojnë qëndrimet, me gjithë përshkallëzimin mes Iranit dhe Izraelit

Kosova Times Kosova Times April 18, 2024
Kurti mirëpret ambasadoren e re të Holandës, flasin për thellimin e marrëdhënieve bilaterale
Gati per dorëzimin e avionëve luftarakë F-16 në Kiev, fokusi u vendos në tri gjëra kryesore
Ngjarjet dramatike në Korenë e Jugut: Hetuesit u përpoqën të arrestonin presidentin por hoqën dorë
Bujqit polakë e bllokojnë një autostradë kyçe me Gjermaninë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?