By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 dhjetor
December 10, 2025
Babai iku nga makina që po digjej dhe e la vajzen (2) te digjet?!
December 9, 2025
Një ushtar rus me kontratë, duke u kthyer nga robëria, qëlloi dhe vrau shtatë nga ushtarët e tij.
December 9, 2025
Heshtja e Pekinit: Evropa dështon ta bindë Kinën të ushtrojë presion mbi Rusinë
December 9, 2025
Zelenski publikoi një plan të rishikuar, BE është afër një vendimi të rëndësishëm
December 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Refugjatët ukrainas, viktima të uraganit Helene në Korolinën e Veriut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Refugjatët ukrainas, viktima të uraganit Helene në Korolinën e Veriut
Rajon / Botë

Refugjatët ukrainas, viktima të uraganit Helene në Korolinën e Veriut

Kosova Times
Last updated: 2024/11/12 at 7:04 PM
Kosova Times Published November 12, 2024
Share
SHARE

Anna Wiebe u zhvendos në Shtetet e Bashkuara nga Ukraina 25 vjet më parë. Pas fillimit të agresionit rus në vitin 2022, katër nga të afërmit e saj në Ukrainë u larguan nga vendi dhe iu bashkuan asaj. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Rafael Saakov, ata u vendosën në Karolinën e Veriut, shtet i cili u godit rëndë nga uragani Helene disa muaj më parë.

“Këtu mbillnim kunguj, borzilok, hudhra dhe shumë lloje të ndryshme erëzash dhe zarzavate. Madje edhe patate.”

Ana Wiebe, me origjinë nga Ukraina, ka jetuar në Karolinën e Veriut për më shumë se 20 vjet. Pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë në vitin 2022, nëna, motra e saj bashkë me djalin dhe bashkëshortin erdhën të jetonin me të.

Por kur uragani Helene shkaktoi përmbytje masive në fund të shtatorit, pjesëtarë të familjes ukrainase ishin në mesin e mbi 100 banorëve që humbën jetën në Karolinën e Veriut.

“Rrëke të mëdha uji vinin nga të gjitha anët. Ishte e pamundur që ata të futeshin në pyll. Bëmë përpjekje por niveli i ujit ishte i lartë. Nuk shihja shtëpinë, do ta kisha parë po të ishte aty. U ndjeva e mpirë. E kuptova që i ka marrë përmbytja”, tregon për Zërin e Amerikës, banorja Anna Wiebe.

Banesa ku jetonin ata gjendej në bregun e lumit “South Toe” derisa përmbytja e mori me vete.

“Këtu ka përmbytje dhe banesa ishte ngritur me blloqe betoni 1.5 metra mbi tokë. Ishte një vend i bukur, po jo më”, tregon zonja Wiebe.

Grupet e kërkimit gjetën trupat e motrës së saj 42 vjeçare dhe bashkëshortit të saj. Ndërsa trupi i nënës së sëmurë 73 vjeçare, të mbetur në shtrat dhe nipit 13 vjeçar, nuk u gjetën kurrë.

“Jam e trishtuar sepse ata ikën nga Khersoni në Ukrainë dhe kaluan vështirësi të mëdha për të arritur këtu. Shumë njerëz i ndihmuan ata rrugës por unë nuk munda t’i mbaja të sigurt këtu, ndoshta është faji im”.

Kati i parë i shtëpisë u përmbyt plotësisht, u thyen dritaret dhe një mur u shemb nga uji i rrëmbyer. Ndërsa përpiqeshin të shpëtonin nga përmbytjet, ajo mendonte për nënën dhe familjen e motrës, por telefonat nuk punonin. Ajo kujton se si nëna i kishte kërkuar që trupi i saj të prehej në Ukrainë.

“Kohët e fundit mamaja kishte mbetur në shtrat dhe më tha se kur të ndërronte jetë, hiri i trupit të saj të hidhej pak këtu dhe pjesa tjetër në Ukrainë”.

Sipas vlerësimeve, stuhia ka shkaktuar dëme që kapin vlerën e mbi 50 miliardë dollarëve në të gjithë shtetin. Zonja Wiebe shpreson për ndihmë dhe ka hapur një faqe interneti ku kërkon ndihmë për rindërtimin e shtëpisë së saj. Deri tani ka mbledhur mbi 44,000 dollarë… por asgjë nuk do ta kthejë familjen e saj.

You Might Also Like

Babai iku nga makina që po digjej dhe e la vajzen (2) te digjet?!

Një ushtar rus me kontratë, duke u kthyer nga robëria, qëlloi dhe vrau shtatë nga ushtarët e tij.

Heshtja e Pekinit: Evropa dështon ta bindë Kinën të ushtrojë presion mbi Rusinë

Zelenski publikoi një plan të rishikuar, BE është afër një vendimi të rëndësishëm

Rusia po kryen sabotim në Evropë me taktika nga vitet ’70. “Frika e përshkallëzimit po rritet”

TAGGED: #Karolina e Veriut, #Refugjatët ukrainas, #Uragani Helene
Kosova Times November 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Ta çojmë në vend amanetin e të parëve!

Kosova Times Kosova Times April 21, 2024
Minatorët e Trepçës merren vesh me menaxhementin, i kthehen punës
Peci e Çeku flasin për kandidaten për kryeparlamentare
NATO përgënjeshtron Macronin: Nuk kemi plan të dërgojmë trupa në Ukrainë
Grabitja marramendëse në Maltë, riarrestohet 30-vjeçari shqiptar që refuzoi të dëshmojë kundër bashkëpunëtorëve të tij: Kam frikë për familjen
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?