By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trumpi akuzoi britanikët për tradhti dhe “idiotësi të madhe”, ai mori një përgjigje : “Ajo marrëveshje është nënshkruar tashmë…”
January 20, 2026
Ish-gardiani i burgut të Prishtinës e Lipjanit deklarohet i pafajshëm
January 20, 2026
Hamza pret ambasadorin slloven, flasin për zhvillimet politike në vend
January 20, 2026
Rizvanolli:Në operim tri njësi të KEK-ut, B2 dhe A3 priten të rikthehen sot
January 20, 2026
Agjencia e OKB-së zhvendos 400 punonjës nga Nju Jorku në Evropë
January 20, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Migrimi i fëmijëve të pashoqëruar drejt Shteteve të Bashkuara
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Migrimi i fëmijëve të pashoqëruar drejt Shteteve të Bashkuara
Rajon / Botë

Migrimi i fëmijëve të pashoqëruar drejt Shteteve të Bashkuara

Kosova Times
Last updated: 2024/12/02 at 7:56 PM
Kosova Times Published December 2, 2024
Share
SHARE

Pjesa jugore e shtetit të Teksasit mbetet një nga destinacionet kryesore për emigrantët e pashoqëruar nën moshën 18 vjeçe, që futen në Shtetet e Bashkuara. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Victor Hugo Castillo nga qyteti McAllen i Teksasit, ndërsa ka pasur një rënie të kalimeve gjatë vitit fiskal 2024, krahasuar me vitet e mëparshme, rreziqet me të cilat përballen fëmijët e pashoqëruar vazhdojnë të jenë shqetësuese.

Udhëtimi drejt Shteteve të Bashkuara është i rrezikshëm dhe i frikshëm për çdo emigrant, por kryesisht për fëmijët.

Pavarësisht rreziqeve, mbi 110,000 emigrantë të mitur, që udhëtonin pa prindërit apo një të rritur, u ndaluan nga roja kufitare amerikane gjatë vitit fiskal 2024.

Zëdhënësja e rojës kufitare, Christina Smallwood, thotë se fëmijëve të ndaluar u ofrohet kujdesi bazë.

“Roja kufitare sigurohet që të miturit janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe u ofrohet kujdes mjekësor nëse kanë nevojë. Më pas, ata dërgohen në një qendër përpunimi”.

Më shumë se gjysma e të miturve të pashoqëruar, të ndaluar gjatë vitit 2024, ishin në pjesën jugore të Teksasit. Në vend të dytë renditet Arizona e ndjekur nga Kalifornia.

“Mjerisht, këtu në sektorin “Rio Grande Valley”, kemi parë një përqindje të lartë të emigrantëve të mitur të pashoqëruar”, thotë Christina Smallwood, zëdhënëse e rojës kufitare.

Ndërsa është shënuar një rënie e numrit të fëmijëve të pashoqëruar të ndaluar në kufi, çështja mbetet një shqetësim urgjent. Hector Silva, drejtor i qendrës së strehimit të emigrantëve “Senda de Vida”, shqetësohet për rreziqet me të cilat përballen emigrantët e mitur.

“E di se ka rrethana të shumta dhe situata të ndryshme, por mos i braktisni fëmijët. Mos e braktisni djalin apo vajzën tuaj”.

Zoti Silva paralajmëron ndaj paragjykimeve të përshpejtuara. Ndërsa shumë prindër që janë vendosur në Shtetet e Bashkuara, përpiqen t’i sjellin fëmijët e tyre këtu, familje të tjera mund të kenë nisur udhëtimin së bashku, por janë ndarë për shkak të rrethanave të ndryshme në Meksikë.

“Imagjinoni rrëmbimin e një familje emigrante, të mbetur pa para, të zhveshur nga gjithçka dhe që vendos të qëndrojë pranë kufirit”, thotë zoti Silva.

Në situata të tilla, thotë zoti Silva, prindërit mund të gjejnë një mënyrë për fëmijët e tyre që të kalojnë kufirit vetëm, pavarësisht nga rreziqet. Roja kufitare thotë se rreziqet janë të mëdha. Në tetor ata shpëtuan katër fëmijë të braktisur nga kontrabandistët në një gomone në lumin Rio Grande.

“Mos rrezikoni. Në vend të kësaj, aplikoni të hyni në rrugë ligjore në Shtetet e Bashkuara”, thotë zëdhënësja Smallwood.

Jo të gjithë emigrantët kualifikohen për të hyrë ligjërisht në Shtetet e Bashkuara. Përballë dhunës, varfërisë dhe mundësive të kufizuara në vendet e tyre, shumë emigrantë janë ende të gatshëm të rrezikojnë gjithçka në kërkim të një jete më të mirë.

You Might Also Like

Moldavia ka filluar procesin e anulimit të marrëveshjeve të anëtarësimit në CIS

VIDEO Trump kërcënon Macronin: ‘A e tha këtë? Do të vendos tarifa 200 përqind…’

Miliona njerëz përballen me katastrofë humanitare. Kievi pa energji elektrike, gaz dhe ujë në -20 gradë

Kina: Trump na ftoi në Komitetin e Paqes

Axhenda ndërkombëtare

TAGGED: #Migrimi i fëmijëve të pashoqëruar, #ShBA
Kosova Times December 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ja si dukej fshati para shkaterrimit nga akullnaja që u shkri në Alpet Zvicerane

Kosova Times Kosova Times May 30, 2025
Presidentja Osmani: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës
Berlin: Pesë vjet burg për biznesmenin serb
OKB: Shumë palestinezë largohen nga spitali më i madh në Gazë
Viktor Kovac merr drejtimin e Dardaneve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?