Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, ka thënë se do të fillojë procesin e heqjes së ligjit ushtarak që ai shpalli vetëm disa orë më parë, duke respektuar një votim parlamentar kundër masës.
Yoon shpalli sot ligjin ushtarak për të ndaluar “forcat anti-shtetërore”. Por ligjvënësit e indinjuar e kundërshtuan dekretin, ndërsa protestuesit u mblodhën jashtë parlamentit në krizën më të madhe politike të vendit në dekada.
Deklarata e papritur e Yoon, për të cilën ai tha se kishte për qëllim kundërshtarët e tij politikë, u refuzua njëzëri nga 190 anëtarë të parlamentit. Sipas ligjit të Koresë së Jugut, presidenti duhet të heqë menjëherë ligjin ushtarak nëse parlamenti e kërkon atë me shumicë votash. Partia e tij i bëri thirrje atij që të anulonte dekretin.
Kriza në vendin, i cili ka qenë një demokraci që nga vitet 1980 dhe është një aleat i SHBA-së dhe një ekonomie kryesore aziatike, ka shkaktuar alarm ndërkombëtar.