By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kushtetuesja konstaton shkelje në rastin e gjykimit të Shkëlzen Fetiut
July 14, 2025
Trump dhe shefi i NATO-s do të flasin së shpejti. Rusët: Kjo do të përfundojë me një ultimatum bërthamor
July 14, 2025
Presidentja Osmani për vizitë pune në Letoni
July 14, 2025
Çeku dhe 9 të tjerë dënohen me nga 1 vit burgim në rastin ‘Veteranët’
July 14, 2025
Pesë zyrtarë korrektues pezullohen nga detyra
July 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryetarit të Strugës i konfiskohet pasaporta
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kryetarit të Strugës i konfiskohet pasaporta
Lajme

Kryetarit të Strugës i konfiskohet pasaporta

Kosova Times
Last updated: 2024/12/28 at 2:16 PM
Kosova Times Published December 28, 2024
Share
SHARE

Gjykata Themelore në Strugë, me kërkesë të Prokurorisë Publike, ka konfiskuar pasaportën e kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, për të parandaluar kështu “arratisjen e tij”.

Merko, i cili po përballet me disa procedura gjyqësore aktive, tani është i detyruar të paraqitet një herë në javë në Gjykatë.

Prokurori publik kompetent i Strugës akuzon Merkon se në mars të këtij viti, “ka vendosur një shenjë përkujtimore – pllakë në hyrje të objektit të komunës, me të cilën ka nxitur urrejtje dhe përçarje etnike tek banorët e Strugës, duke kryer veprën penale nga neni 27 i Ligjit për memorialet dhe monumentet”, njoftoi më 28 dhjetor Prokuroria.

Sipas Prokurorisë, Merko, i cili prej kohësh mban funksione publike, është pjesë e disa procedurave ligjore të hapura këtë vit nga Prokuroria Publike e Strugës.

Përmes një deklarate, Prokuroria sqaroi se deri më tani kundër tij janë ngritur disa kallëzime, ndërsa po zhvillohen edhe tetë procese gjyqësore për vepra penale si keqpërdorimi i pozitës dhe autoritetit zyrtar si dhe për punë të papërgjegjshme në detyrë. Secila nga këto vepra parasheh dënim me burgim.

Bazuar në këtë situatë, prokurori kompetent ka vlerësuar se ekziston rreziku real që Merko “të përpiqet t’i shmanget ndjekjes penale”.

Ramiz Merko, i cili vjen nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në opozitë, u shpall person “non grata” nga Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) më 20 qershor 2023.

Uashingtoni atë kohë njoftoi se Merkos i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm. Në deklaratën e DASH-it thuhej se kryetari i Komunës së Strugës kishte përvetësuar fonde në mënyrë të paligjshme dhe kishte ndërhyrë në procese gjyqësore dhe publike, duke dëmtuar besimin e qytetarëve ndaj institucioneve demokratike të Maqedonisë së Veriut.

Përveç Merkos dhe familjes së tij, në listën e zezë të SHBA-së së fundmi është futur edhe një ish-zyrtar i BDI-së, Artan Grubi, i cili po ndiqet penalisht dhe i cili dyshohet se është arratisur nga shteti.

You Might Also Like

Kushtetuesja konstaton shkelje në rastin e gjykimit të Shkëlzen Fetiut

Presidentja Osmani për vizitë pune në Letoni

Çeku dhe 9 të tjerë dënohen me nga 1 vit burgim në rastin ‘Veteranët’

Pesë zyrtarë korrektues pezullohen nga detyra

IPK rekomandon suspendimin e katër zyrtarëve policorë

TAGGED: #Pasaporta, #Ramiz Merko
Kosova Times December 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti përkujton Masakrën e Poklekut: Jemi të mbijetuarit e gjenocidit serb

Kosova Times Kosova Times July 13, 2024
Burgjet në Shqipëri me mungesë kushtesh, por me plane për reformim
Partia Socialiste e Francës kërkon pezullimin e kontratës për shitjen e “Rafala” Serbisë
BE-ja ende pa pajtim rreth ndryshimeve të kornizës negociuese për Serbinë
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku për 24 orë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?