Atmosferë festive mbretëroi edhe në Mitrovicë në natën e ndërrimit të moteve. Qytetarët kanë pritje të ndryshme nga viti 2025. Festa kaloi pa incidente, ndërsa për këtë u kujdes Policia e Kosovës me prani të shtuar.
Natën e ndërrimit të moteve, qytetarët e Mitrovicës e pritën në ambiente familjare, e disa prej tyre dolën edhe në qendër të qytetit për të festuar
Dëshirat për vitin 2025 i kanë të ndryshme.
“Ekonomia me qenë ma e zhvilluar, këtë e pres më së shumti”, theksoi një qytetar.
Kurse qytetari tjetër i uroj të gjithë shqiptarëve anë e mbanë botës ta kenë një vit sa më të mbarë sa më të lumtur.
“Uroj që me qenë vit i mbarë edhe mos me i pasur më as më të voglat probleme”, uron i anketuari tjetër.
Edhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, i uroi qytetarët duke shtuar se i presin edhe shumë projekte në vitin 2025.
“Ju uroj të gjithë qytetarëve veçanërisht atyre të veriut, ju dëshiroj të gjitha të mirat, dhe shpresoj që ju realizohen të gjitha dëshirat dhe ëndrrat që i kanë. Na presin edhe shumë punë të mëdha por ne jemi këtu për më ju dalë ballë sfidave”, tha Erden Atiq, kryetar i Mitrovicës së Veriut.
Festa kaloi pa incidente edhe në pjesën veriore të vendit.
Për këtë u kujdesën pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Sipas planit operativ edhe në fundvit kishte shtim të prezencës policore në rrugë, në sheshe e në hapësira ku kishte frekuentim më të madh të qytetarëve.