By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Arrestohet i dyshuari për abuzim seksual të një vajze
June 19, 2025
Vendoset gurthemeli i pishinës gjysmë-olimpike publike në Komunën e Podujevës, investim afër 4 milionë euro
June 19, 2025
Arrestohet i dyshuari për abuzim seksual të një vajze
June 19, 2025
Çitaku: Kosova është marrë peng nga kryeneçësia e Kurtit
June 19, 2025
Dinamika e Sigurisë dhe Sfidat në Ballkanin Perëndimor
June 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Ballina 1Lajme

Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë

Kosova Times
Last updated: 2025/01/10 at 8:50 PM
Kosova Times Published January 10, 2025
Share
SHARE

Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma, tha se shpreson që procesi i normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë të përfundojë me njohje të ndërsjellë.

Verma, në një intervistë për KTV-në përsëriti mbështetjen për dialogun e Brukselit, që tha se është e rëndësishme që palët të përmbushin zotimet që kanë marrë vite më parë.

“Mendoj se të gjithë ne shpresojmë për një shkallë normalizimi që do të çonte te njohja e ndërsjellë. Por, për të arritur deri në atë pikë duhet të ndërmerren disa hapa dhe kjo gjë besoj dhe mendoj se procesi i dialogut, që ndërmjetësohet nga BE-ja, do të çojë deri në atë pikë, nëse zbatohet siç duhet”, tha ai.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog për normalizim të raporteve që nga viti 2011. Më 2023, palët arritën Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe Aneksin për zbatimin e saj.

Marrëveshja prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, që Serbia të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

Megjithatë, kjo marrëveshje, sipas BE-së, nuk ka nisur të zbatohet nga palët.

I pyetur për garancitë që komuniteti ndërkombëtar mund t’i japë Kosovës në rast se zbaton pjesën e vet të marrëveshjes, Verma tha se ky pakt është i obligueshëm, pavarësisht se Serbia ka shprehur rezerva për të.

Beogradi ka refuzuar që ta nënshkruajë këtë marrëveshje, por BE-ja ka thënë se ajo është obliguese për palët.

“Ne besojmë se kushtet e marrëveshjes janë ligjërisht të obligueshme dhe të dyja vendet janë zotuar për parimet e kësaj marrëveshjeje. Kështu që ajo që mendoj se është në interes jo vetëm të marrëdhënieve dypalëshe mes Serbisë dhe Kosovës, por edhe për sigurinë rajonale, si dhe për njerëzit, të cilët prosperojnë që të dyja vendet të jenë në gjendje të ulen dhe të punojnë për zgjidhjen e kësaj çështjeje”, tha zyrtari i lartë amerikan.

Vitin e kaluar, Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti u përball me kritika nga Uashingtoni për shkak të disa veprimeve në veri të Kosovës, që SHBA-ja dhe BE-ja i cilësuan si veprime të njëanshme.

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, që përfundoi mandatin e tij disa ditë më parë, kishte deklaruar më herët se SHBA-ja është sfiduar nga kryeministri Albin Kurti dhe Qeveria e tij në disa aspekte.

Ai ka thënë se cilësia e partneritetit mes SHBA-së dhe Kosovës “nuk është ajo që do të shpresonim të ishte në disa nga këto çështje që lidhen me mënyrën se si ai trajton veriun dhe si ai e menaxhon dialogun”.

Verma tha se kur Uashingtoni dhe Prishtina kanë sfida e mosmarrëveshje, “flasim hapur për to”.

“Dhe e përmenda se ndonjëherë veprimet e njëanshme, për shembull, si mbyllja e disa institucioneve, mund të dërgojë po ashtu sinjalin e gabuar se ku përshtaten serbët e Kosovës në shoqëri dhe mendoj se kjo ka qenë sfiduese për përparimin e vazhdueshëm në diskutimin e lehtësuar mes dy shteteve. Ne e kemi një zotim të rëndësishëm e të qëndrueshëm ndaj popullit të Kosovës dhe kjo do të vazhdojë”, tha ai, duke shtuar se takimet që realizojë gjatë ditës me Kurtin dhe presidenten Vjosa Osmani ishin takime “shumë të mira”.

Verma po e viziton Kosovën si pjesë turit që është duke e zhvilluar në Ballkanin Perëndimor, ku të enjten qëndroi në Shqipëri, ndërsa të shtunën do ta përfundojë atë me një ndalesë në Serbi, njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit.

Vizita e Vermas po zhvillohet dhjetë ditë para se administrata Biden ta përfundojë mandatin dhe presidenti i zgjedhur, Donald Trump të kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

You Might Also Like

Arrestohet i dyshuari për abuzim seksual të një vajze

Vendoset gurthemeli i pishinës gjysmë-olimpike publike në Komunën e Podujevës, investim afër 4 milionë euro

Arrestohet i dyshuari për abuzim seksual të një vajze

Çitaku: Kosova është marrë peng nga kryeneçësia e Kurtit

Haxhiu: Gjykata Kushtetuese është vonuar shumë

TAGGED: #Njohja e ndërsjellë, #Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, #Richard Verma
Kosova Times January 10, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Oligarkut ukrainas Kolomoisky iu hoq shtetësia qipriote

Kosova Times Kosova Times September 15, 2024
Asnjë marrëveshje nuk nënshkruhet – Trump pretendon se Zelensky ‘nuk është gati për paqe’ pas përplasjes së ashpër në Zyrën Ovale
Veteranët britanikë që shërbyen në kuadër të KFOR-it vizitojnë Kosovën
VENDIM QË NDRYSHON GJITHÇKA: Gjermania prezanton rregullin për punëtorët e “Ballkanit Perëndimor”, janë dy ndryshime të rëndësishme…
Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?