By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ministrat e Jashtëm të BE-së: Izraeli dhe Irani të ndalin konfliktin
June 20, 2025
Rekrutët e Njësive Speciale Operative demonstrojnë aftësitë profesionale
June 20, 2025
Delegacioni arbëresh në Kosovë, thellohet lidhjet kulturore
June 20, 2025
Tri vetura përfshihen nga zjarri në ‘Breg të Diellit’, nuk ka të lënduar
June 20, 2025
Xhafer Tahiri nga LDK kandidon për kryetar të Vushtrrisë
June 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Votoni për brezin e ri politik!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Votoni për brezin e ri politik!
Uncategorized

Votoni për brezin e ri politik!

Kosova Times
Last updated: 2025/01/15 at 8:47 AM
Kosova Times Published January 15, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Përveç zhgënjimit të qytetarëve të vendit, politikanët e papërgjegjshëm kosovarë i kanë zhgënjyer edhe miqtë më të mëdhenj të Kosovës, e në veçanti SHBA-të, sponsorizuesin kryesor të lirisë dhe pavarësisë së vendit tonë.

Mes përuljes dhe mospërfilljes

Mosrespektimi i rekomandimeve të miqve ndërkombëtar në fazën finale të dialogut, përveçse ka zhgënjyer miqtë e vërtetë, i ka vënë në lajthitje edhe shtetet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Faza finale e dialogut e gjen Serbinë në një pozitë shumë të fuqishme politike, ndërsa Kosovën në një pozitë të skajshme inferioriteti, shkaku i sanksioneve ekonomike dhe atyre politike.

Si pasojë e moskoordinimit me faktorin ndërkombëtar, kemi degradim të raporteve me aleatët strategjik dhe rënie të imazhit të shtetit të Kosovës në botë dhe jo vetëm.

Si pasojë e kësaj, Serbia ka avancuar me politikën e saj hegjemoniste ndaj Kosovës, kurse në anën tjetër, kemi regres të paparë të Kosovës në politikën e jashtme!

Përveç mungesës së njohjeve, Kosova dështojë në proceset e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare, siç ishte rasti i dështimit në çastin e fundit në Këshillin e Evropës.

Kjo është arsyeja pse duhet sa më parë të ndryshohet kursi qeverisës në vend. Sikurse që duhet të largohen servilët e puthadorët, duhet të largohen edhe rrahagjoksët, për t’i lëshuar rrugë një brezi të ri politik, që e do vendin dhe qytetarët, që di të ruajë miqtë dhe di të çmojë faktorin ndërkombëtar pa u bërë vasal i tyre.

Varësisht sa i imponohemi bashkësisë ndërkombëtare, aq do ta kemi mbështetjen e saj dhe e kundërta, për aq sa i anashkalojmë dhe nënvlerësojmë ata, do të braktisemi me injorim dhe përbuzje nga ana e tyre.

Për aq sa ne arrijmë t’i mbajmë afër miqtë ndërkombëtar, aq më të mbrojtur dhe të sigurtë do të jemi në këtë kohë luftërash dhe konfliktesh ndëretnike në kontinentin e vjetër dhe kundërta, sa më larg që t’i mbajmë miqtë tanë aq më afër do ta kemi rrezikun e invazionit ushtarak serbë në Kosovë.

Votoni për brezin e ri politik!

You Might Also Like

Delegacioni arbëresh në Kosovë, thellohet lidhjet kulturore

Janë regjistruar tre fluturime misterioze kineze për në Iran. Nuk dihet se çfarë mbanin ato.

Këshilli i Evropës organizon konferencë për mbrojtjen e lirisë së medias

Një psikologe zbulon katër shkaqet më të zakonshme të divorcit

Kurti shpreh ngushëllime pas sulmit tragjik në një shkollë në Graz

Kosova Times January 15, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Pse po dëbohet nga Serbia një familje nga Shën Petersburgu?

Kosova Times Kosova Times February 14, 2024
Masa ndaj dy personave në Qeverinë serbe për shkak të cilësimit të Kosovës si Republikë
Konjufca takon deputetin e Parlamentit të Suedisë, Adnan Dibrani
Komisioni i Granteve: Buxheti komunal për vitin 2024 kap vlerën 742 milionë euro
OBSh: COVID nuk është më emergjencë globale shëndetësore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?