Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” njofton të gjithë konsumatorët që janë njoftuar më herët dhe nuk u janë përgjigjur obligimeve financiare, se do të jenë objekt i shkyçjes nga rrjeti i ujësjellësit në të gjithë zonën e shërbimit.
Me anë të një njoftimi në “Facebook”, kompania thekson se janë shfrytëzuar të gjitha procedurat administrative paraprake dhe se, për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve, aksioni po vazhdon.
“Ftojmë edhe njëherë të gjithë konsumatorët që t’i kryejnë obligimet e tyre sa më parë dhe ta shmangin shkyçjen nga shërbimi”, thuhet në njoftim.